Bamieh

Ish-prokurorja e EULEX-it, Maria Bamieh akuzon këtë mision të BE-së për korrupsion

Ish-prokurorja e EULEX-it, Maria Bamieh e cila akuzoi këtë mision  për korrupsion dhe e ka  paditur për përfundim të padrejtë, ka siguruar se procedurat e gjykimit do të jenë në dispozicion për publikun.  Ajo kishte ngritur shqetësime lidhur me korrupsionin brenda radhëve dhe tashmë ka fituar betejën e saj të parë ligjore kundër ish-punëdhënësit të saj. Në një rast që po vazhdon në një gjykatë britanike për punësim, kryetari i trupit gjykues hodhi poshtë kërkesën e EULEX-it për mos publikim të procedurave gjyqësore dhe vendosi në favor të Bamieh, e cila donte që procedurat të jenë publike. Bamieh, që tani jeton në Londër, ka akuzuar EULEX-in për shkarkimin e padrejtë, pasi ajo bëri akuzat për korrupsion kundër kryeprokurorëve ndërkombëtarë dhe gjyqtarëve që shërbejnë në Kosovë. Bamieh tani ka luftuar me sukses kërkesën e misionit për “urdhër anonimizimi” i cili do të mbajë konfidenciale jo vetëm procedurat, por edhe informacion në lidhje me të paditurin kryesor, EULEX.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …