leoni

Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: E kam sulmuar pa të drejtë Xhavit Halitin më 26 mars 1981, më vonë i kam kërkura falje…

Në reagimin e Ibrahim Kelmendit lidhur me publikimin e emisionit “Vjedhje në kohë lufte” ai shkruan se “ … për Xhavit Halitin dihet se gjatë demonstratave të marsit 1981 studentët e kanë rrahur, meqë kanë dyshuar se është pjesëtarë i Sigurimit shtetëror (ish-UDB-ja)”.

 Meqenëse kjo ngjarje ka të bëjë drejtpërsëdrejti me mua e shoh të arsyeshme të sqaroj publikun me sa vijon: Në demonstratën e 26 marsit 1981 disa studentë që ishin pjesëmarrës në këtë protestë, kishin përhapur fjalë se gjoja Xhavit Haliti ishte njeri i dyshimtë. Në atë atmosferë të ngarkuar me ngjarjet e kohës së madhe,  unë u përlesha me Xhavit Halitin, pa e njohur dhe ditur se kush ishte! Pas këtij incidenti të rëndë, unë jam interesuar të dijë më hollësisht se kush ishte personi i dëmtuar. Gjatë hulumtimit tim, kuptova se njerëzit që shpërndanë këtë gënjeshtër e kishin bërë për motive dhe qëllime tejet të ulëta. I vetëdijshëm se akti im kishte dëmtuar reputacionin e një veprimtari të denjë  të çështjes kombëtare,  unë me kohë kam njoftuar strukturat drejtuese të Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe Xhavit Halitit i kam kërkuar sinqerisht falje.

Ibrahim Kelmendi, që pretendon se di gjërat që kanë ndodhur, duke qenë edhe ai pjesë e kësaj strukture, është dashur ta dijë, dhe e di shumë mirë se çështja ka të bëj me mua: Mehmet Bislimin që kam sulmuar pa të drejt Xhaviti Halitin – Zekën. Dihet mirëfilli se nga kush ishin përhapur gënjeshtra për komprometimin e tij. kjo çështje është sqaruar tërësisht për të gjithë ata që kanë dashur ta dinë të vërtetën. Sulme të tilla të neveritshme kundër atdhedashësve tanë, janë bërë në vazhdimësi nga struktura të caktuara të pushtuesit tanë, si për zotin Haliti, ashtu edhe për zotin Thaçi, Veseli, Syla, Mahmuti, Kelmendi, Selimi, Limaj, Bashota e dhjetëra atdhedashësve tanë.  Më habitë fakti pse sot po bëhen gjithë këto shpifje në dëm të  njëri-tjetrit dhe kundër njëri-tjetrit!

Për këtë arsye, përmes reagimit tim i drejtohem Ibrahim Kelmendit dhe të gjithë të tjerëve: ndalni  manipulimet që po bëni në këto kohë të liga për ne dhe atdheun, ndalni se me këtë avaz po na vrisni të gjithëve!

17.06.2016

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …