Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka reaguar pasi në disa medie është publikuar projekt-statuti i BE-së për themelimin e Asociacionit, i datës 21 tetor

Qeveria e Kosovës ka reaguar pasi  në disa media është publikuar draft-statuti për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i propozuar nga Bashkimi Evropian më 21 tetor, mirëpo kjo është demantuar nga Qeveria e Kosovës. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu përmes një postimi,  ka shkruar se dokumenti që është publikuar dhe që ka qarkulluar mbrëmjen e së martës në disa portale dhe televizione si “draft-statut i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe” absolutisht nuk përkon me propozimin Evropiano-Amerikan që i është dorëzuar kryeministrit Kurti në takimin e 21 tetorit si plan për ecjen përpara.  Deri tani dihet se kancelari gjerman, Olaf Scholz, kryetari  i Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministrja e Italisë, Gjorgjia Meloni, kanë kërkuar që Kosova të fillojë sa më parë procedurat për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sipas draft-statutit të propozuar nga pesëshja perëndimore më 21 tetor dhe që Serbia ta realizojë njohjen “de-facto”, por nuk është kërkuar edhe njohja “de iure”.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale e fton për intervistim edhe kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci

Ramiz Lladrovci kritikon PDK-në: Pa ndryshime të thella, rrezikohet tjetër dështim në zgjedhje

Kryetari i komunës së Drenasit njëherit  anëtari i Partis Demokratike e Kosovës, Ramiz Lladrovci, ka …