Qeveria e Kosovës ka shpenzuar 784.9 milionë euro në tremujorin e dytë të vitit 2025

Qeveria e Kosovës ka shpenzuar 784.9 milionë euro në tremujorin e dytë të vitit 2025, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur shpenzimet e ekzekutivit ishin 679.1 milionë euro, kjo përbën një rritje të konsiderueshme. ASK-ja tregon se pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kompensimi i punëtorëve me 28%, kontributet sociale dhe përfitimet me 26%, formimi i kapitalit bruto me 15%, dhe konsumi i ndërmjetëm me 14%. Pjesa tjetër e buxhetit është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve. Analistët e ekonomisë vlerësojnë se rritja e shpenzimeve reflekton si investime në staf dhe përfitime sociale, ashtu edhe nevojën për zhvillim të infrastrukturës dhe kapaciteteve publike.

Kontrolloni gjithashtu

Ushtar malazez dënohet për incidentin në Kosovë me targat “Kosova është Serbi”

Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi ka konfirmuar se ushtari Rajko Krivokapiq është ndëshkuar …