leoni

Qeveria e Kosovës kërkoi nga kryetarja autorizim për nënshkrimin e Marrëveshjes Kornizë Ushtarake me Turqinë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për të kërkuar nga kryetarja Vjosa Osmani dhënien e autorizimit për nënshkrimin e Marrëveshjes Kornizë Ushtarake me Turqinë. Kryeministri Albin Kurti, njoftoi se faza paraprake e nismës për lidhjen e marrëveshjes është miratuar në mbledhjen e 179-të të Qeverisë. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tregoi para kabinetit qeveritar se kjo marrëveshje  përfshinë shkëmbimin e personelit, materialeve, pajisjeve, informacionit dhe përvojës në këto fusha; stërvitje dhe edukim ushtarak, arsimim dhe kurse në shkolla ushtarake, shkëmbim i inteligjencës ushtarake si dhe fusha të tjera me interes për të dyja palët”, saktësoi ministri Maqedonci.

Kontrolloni gjithashtu

KFOR-i ndërhyri 80 herë nga ajri për shuarjen e zjarreve në disa komuna të Kosovës

KFOR-i ka njoftuar se gjatë javëve të fundit ka dhënë ndihmë të konsiderueshme në shuarjen …