Qeveria e Kosovës zotohet për trajtim dinjitoz të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së

Qeveria e Kosovës zotohet për trajtim dinjitoz të kategorive të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka pritur kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, me bashkëpunëtorë. Gjatë këtij takimi theksoi përkushtimin e Qeverisë për thellimin e bashkëpunimit me Organizatën e Veteranëve të Luftës Çlirimtare duke u zotuar për trajtim dinjitoz të kategorive të dala nga lufta. Ndërsa, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ndër të tjera, shprehu vullnetin e tij për bashkëpunim të mëtejmë me qëllim të avancimit të gjendjes dhe mirëqenies së veteranëve të UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Bekë Berisha: Gjendja në kampet e Policisë së Kosovës është e tmerrshme

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka reaguar ashpër për gjendjen në …