Paga minimale në Shqipëri do të rritet në 34 mijë lekë, rreth 290 euro

Qeveria gjermane i kërkoi Kosovës të shtyjë planet për zbatimin e vendimit që euro të jetë monedha e saj e vetme

Qeveria gjermane i kërkoi Kosovës që të shtyjë planet për zbatimin e vendimit që euro të jetë monedha e saj e vetme mes shqetësimeve se vendimi mund të përkeqësojë tensionet etnike duke ndërprerë qarkullimin e parave kesh për serbët etnikë në veri të vendit. Ne i bëjmë thirrje fuqishëm Kosovës që të shtyjë datën e zbatimit derisa të gjendet një zgjidhje e pranueshme”, u tha gazetarëve në Berlin të premten Christiane Hoffmann, zëvendës-zëdhënëse e qeverisë. Derisa këtë çështje e konsideron është një vendim sovran për Kosovën, Hoffmann e quajti vendimin për valutën një “hap të rëndësishëm me pasoja të gjera”, që kërkon më shumë kohë dhe përgatitje. Agjencia e lajmeve me seli në New York “Blumberg Nkus” shkruan se udhëheqësit europianë kanë dështuar në përpjekjet për të normalizuar lidhjet midis Serbisë dhe Kosovës, sovranitetin e së cilës autoritetet në Beograd refuzojnë ta njohin.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Glauk, as s’mundesh me na ba ”tokë të zezë” as nuk mundesh me tërheqë vëmendjen nga skandalet

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike, Hykmete Bajrami i ka reaguar nënkryetarit të …