Albin Kurti: Bashkimi Evropian për Kosovën është projekti më i rëndësishëm politik e procesi historik i lirisë dhe prosperitetit

Në një intervistë për gazetën holandeze “Trouw”, kryeministri Albin Kurti,  ka thënë se Bashkimi Evropian për Kosovën është projekti më i rëndësishëm politik dhe procesi historik i lirisë dhe prosperitetit që nga Lufta e Dytë Botërore. Duke u ndalur te Asociacioni i komunave me shumicë serbe, Kurti tha se ndonëse serbët përbëjnë vetëm katër për qind të popullsisë së Kosovës, gjuha e tyre është gjuhë zyrtare në mbarë Kosovën dhe në çdo nivel të qeverisjes. Ata tha po ashtu se serbët kanë edhe dhjetë vende të rezervuara në parlament, teksa theksoi se ata nuk po i shfrytëzojnë mundësitë që kanë. “Në vend të kësaj, ata duan një Asociacion të komunave me pushtet ekzekutiv. Unë  kam  folur me ta  serbisht më shumë se të gjithë paraardhësit e mi së bashku. Komunat me shumicë serbe marrin 62 për qind më shumë buxhet për banorë se të tjerat. Nuk di çfarë të bëj tjetër tha mes tjerash, Albin  Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Luca Gori: Nuk është koha për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Ambasadori italian në Beograd, Lluka Gori, ka deklaruar  se ende nuk është koha e duhur …