Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, po mbahet gjykimi kundër kriminelit, Ekrem Bajroviq për krime lufte kundër shqiptarëve

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, po mbahet gjykimi kundër kriminelit, Ekrem Bajroviq për krime lufte kundër shqiptarëve

Në gjykimin e Ekrem Bajroviqit, i cili akuzohet për krime lufte ndaj popullatës civile shqiptare në fshatrat e komunës së Istogut, dëshmoi edhe Azem Tuzi.  Bajroviq akuzohet se ishte pjesë e forcave policore dhe ushtarake serbe të cilat kishin ndaluar një kolonë me civilë shqiptarë në maj të vitit 1999, dhe i kishin ndarë burrat nga pjesa tjetër e kolonës. Sipas aktakuzës, ata ishin dërguar në një shtëpi, ku ishin pushkatuar së paku 16 prej tyre. Vetëm një prej tyre kishte mbijetuar, ndonëse i plagosur. Kur kishte ndodhur kjo vrasje, dëshmitari Azem Tuzi tha se kishte qenë në burg atë kohë, por dha detaje se si vetë i akuzuari e kishte rrahur atë. “Një person me emrin Gusha, më ka njoftë, dhe i ka thënë Ekremit: Vraje.  Ky më ka ra në pjesën e djathtë të barkut. Deri te kryqi Pejë- Mitrovicë kam ecë pa frymëmarrje, kam thanë nëse ulna më sjell prapë, tha dëshmitari, në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Ndodha para shtëpisë, kur më ftuan te dyert e oborrit, policët Shapiq, Banjaq dhe Safet Muriqi dhe thanë largohuni, nuk duam me ju gjetë këtu. Azem Tuzi  tregoi se si forcat serbe, disa prej tyre me maska, i kishin ndarë nga kolona 30 persona, i kishin shtrirë më fytyrë në tokë dhe i kishin detyruar të tregonin se kush nga ta ishte UÇK, dhe se njëri nga civilët aty ishte vrarë.

Kontrolloni gjithashtu

Refuzimi i Kurtit për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe shkakton pakënaqësi te Franca, Gjermania dhe Italia

Refuzimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të formuar Asociacionin e komunave me shumicë …