Qeveria e Kosovës parashikon rritje ekonomike 10 përqind, por këtë ekonomistët shprehen skeptik

Qeveria ka paralajmëruar rritjen e pagave minimale në vend, por jo edhe rritjen e pagave të kategorive të luftës së UÇK-së

Rritja e pagës minimale në Kosovë,  që është paralajmëruar nga Qeveria, nuk përfshin edhe pagat e kategorive të luftës, në këtë rast për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Propozimet për pagën minimale me numra i ka paraqitur vet ministri i Financave, por nuk ka vepruar njëjtë me disa kategori të veçanta. Institucioni që menaxhon financat e shtetit, ka propozuar plotësim-ndryshimin e ligjit për veteranët dhe ligjit për të verbrit dhe paraplegjikët e tetraplegjikët. Kjo është bërë për të shmangur rritjen e pensioneve të veteranëve, pasi që ligji aktual parasheh që pensionet e veteranëve të UÇK-së të mos jenë nën pagën minimale. Sipas Projektligjit të Ministrisë së Financave është paraparë që lartësia e pensionit të veteranëve të rregullohet me ligj të veçantë. Përfaqësuesit e OVL UÇK-së kanë kërkuar takim me kryeministrin, lidhur me mos rritjen e pagave të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …