Sindikata e Shërbyesve Civil paralajmëron pasoja të rënda për qytetarët për shkak të vonesave në krijimin e institucioneve. Përfaqësuesi i saj, Ali Gashi, kritikon Qeverinë në detyrë për mungesë komunikimi dhe nënvizon se çdo ditë vonesë mund të shndërrohet në krizë financiare për punonjësit civilë. “Nuk kemi pasur asnjë takim me Qeverinë në detyrë. Mendoj që logjika e shëndoshë e thotë që sa më shpejt të krijohen institucionet, në të kundërtën i bie që me vetëdije të plotë po krijohet kaos’’. Ai paralajmëron se pasojat kryesore të kësaj vonese do të jenë mbi qytetarët, të cilët mund të mbesin pa paga. “Pasojat kryesore i bartin qytetarët nëse mbesin pa paga’’, ka shtuar Gashi. Situata nxjerr në pah mungesën e përgjegjësisë nga qeveria në detyrë dhe thekson nevojën urgjente për krijimin e institucioneve funksionale, për të shmangur një krizë institucionale dhe sociale.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
