Qeveria nën zjarr pas vendimit të Kushtetueses: Nga sulmet ndaj ShBA-së, tek akuzat e rënda për gjyqtarin Llaban

Pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese për anulimin e disa vazhdimeve të seancës konstituive të Kuvendit dhe përcaktimin e një afati 30-ditor për përfundimin e saj, Lëvizja Vetëvendosje ka shtuar tonet e retorikës politike, duke prekur edhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vetëm dy ditë më parë, deputetja e zgjedhur Arbëreshë Kryeziu-Hyseni reagoi ndaj vizitës së Ngarkuarës me Punë të Ambasadës amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, në Gjykatën Kushtetuese, duke bërë aludime për qëllimet e saj. Ndërkohë, Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, u rikthye tek çështja e gjyqtarit të Kushtetueses, Radomir Llaban, të cilin e akuzoi se është bashkëpunëtor i agjencisë serbe të sigurisë BIA dhe i afërt me Milan Radoiçiqin e Vladimir Radivojeviqin, të përfshirë në sulmin terrorist në Banjskë në shtator të vitit 2023. Në të njëjtën ditë kur skadonte masa e përkohshme, Gjykata Kushtetuese, bazuar në kërkesat e LDK-së dhe PDK-së, lëshoi një vendim të ri duke kërkuar sqarime mbi çështje kushtetuese të konstituimit të kuvendit dhe duke përsëritur urdhrin që kryetari dhe nënkryetarët të zgjidhen brenda 30 ditësh.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: As Osmanit, as LVV-së nuk iu ka penguar përbërja e Kushtetueses kur e rrëzoi qeverinë në vitin 2020

  Duke komentuar deklaratat e fundit të kryetares Vjosa Osmani dhe ministres në detyrë, Albulena …