Qeveria: Nuk është aktivizuar kurrfarë radari i Serbisë në Kopaonik

Qeveria e Kosovës ka njoftuar opinionin se nuk është
riaktivizuar radari ushtarak serb në Kopaonik, i cili ishte bombarduar nga
NATO. Në komunikatë thuhet se ekzekutivi ka biseduar me KFOR-in për këetë çështje,
për çka ka marrë përgjigjen se nuk ka kurrfarë radari në Kopaonik.Qeveria e Kosovës ka komunikuar
zyrtarisht me KFOR-in prej të cilit ka marrë konfirmim zyrtar për këtë çështje.
Në kuadër të kompetencave të veta, KFOR-i kryen inspektime të rregullta në
vendndodhjen e radarit të shkatërruar për ta verifikuar gjendjen e tij. Radari
i shkatërruar ushtarak i Serbisë nuk është riaktivizuar e as që është ri-instaluar
ndonjë radar i ri në këtë pikë. Për më tepër, sipas konfirmimit të KFOR-it,
riaktivizimi i radarëve në fjalë është rreptësisht i ndaluar nga Marrëveshja e
Kumanovës e vitit 1999. Qeveria e Kosovës, me këtë rast, përgëzon KFOR-in për
bashkëpunimin e ndërsjellë dhe shpreh konsideratën më të lartë për kontributin
e tyre në ruajtjen e sigurisë në vendin tonë”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ maqedoni

Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski

Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …