leoni

Qeveria po mbjellë panik, (për sulme terroriste), kundër manifestimit paqësor të 28 Nëntorit

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, thotë se Isa Mustafa e Hashim Thaçi, përmes Skender Hysenit, janë duke e terrorizuar Prishtinën. Ata po ‘legjitimojnë qytetarët vend e pavend, me apo pa shkas, përmes policisë. Kështu pushteti po do ta provokojë situatën, dhe ta frikësojnë qytetarin, i cili tashmë qartazi, ka një kundërshtim të thellë ndaj marrëveshjeve të tyre shtetrrënuese (‘Zajednica’) e që cungojnë territorin (marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi)”. Ai ka vlerësuar se në një kohë kur liderët evropianë i bëjnë thirrje njerëzve të mos kenë frikë dhe të vazhdojnë aktivitetet e tyre të përhershme ekonomike, sociale, kulturore e politike – liderët tanë shfrytëzojnë çdo rast për të mbjellë panik, sepse duan ta përdorin frikën për të shtypur demokracinë e për të pezulluar aktivitetin opozitar. “Krejt kjo kundër manifestimit paqësor të 28 Nëntorit. Dhe krejt kjo kundër qytetarit. Sepse këta nuk duan qytetarë – njerëz aktivë që mendojnë politikisht, e që nuk lejojnë degradim shteti, e përdhosje dinjiteti. Këta duan vartës që i ndjekin verbërisht, taksapagues që ua mundësojnë pasurimin privat, klientë të cilët i shantazhojnë e me të cilët tregtojnë. Nuk duan fare opozitë, as kur ne e bëjmë të qartë se aktiviteti ynë ka për të qenë tërësisht paqësor”.

 

“T’u tregojmë më 28 Nëntor që këto politika frikësimi e shantazhi nuk kanë sukses. T’u tregojmë që nuk lejojmë të na shkatërrohet vendi e përdhoset dinjiteti. T‘u tregojmë se jemi kundër këtyre marrëveshjeve, se këto marrëveshje nuk do të zbatohen. T’u tregojmë se nuk jemi as vartës, as klientë, e as vegla të tyre. T’u tregojmë se jemi qytetarë të lirë”, ka shkruar Ymeri.

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI: Policia nuk është shtab zgjedhor – Pokuroria, MPB dhe KSHZ ta hetojnë Izetin

Dje, para syve të gjithë opinionit, kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, …