leoni

Ndjekja e krimeve të luftës vazhdon të has pengesa përderisa Serbia ua mundëson atyre shmangien nga drejtësia

Qeveria po neglizhon lidhur me fatin e të pagjeturve

Familjarët e të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë kanë kërkuar nga institucionet e Kosovës që fati i të pagjeturve të jetë temë e bisedimeve në Bruksel. Mirëpo, deri më tani në tryezën e bisedimeve nuk është diskutuar për zbardhjen e fatit të te pagjeturve. Në Kosovë, sipas të dhënave të Komisionit Qeveritar për të Pagjetur, figurojnë edhe 1660 persona të zhdukur nga lufta. Ndonëse kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se në Bruksel do të diskutojnë edhe për të pagjeturit, sërish kjo çështje ka mbetur jashtë agjendës. Prenk Gjetaj, kryetar i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, ka thënë për gazetën “Zëri”, se kryeministri ka përmendur se të pagjeturit do të jenë në agjendë. Ne do ta dorëzojmë si kërkesë tonën që të futet në agjendë të bisedimeve edhe çështja e të pagjeturve, deklaroi Gjetaj.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Osmani s’mund të japë mandat për qeverinë pa u konstituuar Kuvendi

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ankesa e Listës Serbe …