Dhjetë ditë pas njoftimit të Gjykatës Kushtetuese për aktgjykimin që ndërlidhet me seancën konstituive të legjislaturës së re, ky aktgjykim ende nuk është publikuar i plotë në Gazetën Zyrtare, duke nxitur shqetësime në radhët e njohësve të çështjeve juridike dhe politike. Raste të tilla zakonisht trajtohen me prioritet dhe publikimi i aktgjykimeve bëhet me shpejtësi, në përputhje me parimin e transparencës. “Botimi i dispozitivit pa arsyetimin përfundimtar është praktikë që e zbeh besimin në proces dhe hap rrugë për keqinterpretime politike”, Nëse në arsyetim futen elemente që nuk përputhen me dispozitivin, kjo mund të çojë në obstruksione të mëtejshme dhe moszbatim të aktgjykimit. Nga ana tjetër, zhvillimet politike mbeten të tensionuara. Gjykata Kushtetuese, përmes njoftimit të 8 gushtit, ka përcaktuar që Kuvendi të konstituohet brenda 30 ditësh dhe ka ndaluar vazhdimin e seancës derisa të publikohet aktgjykimi i plotë. Analisti Fadil Maloku ka identifikuar tre skenarë të mundshëm në këtë situatë: Kompromisi diplomatik, Kompromisi pragmatik, Kompromisi social, Sipas Malokut, skenari më i mundshëm është ai i kompromisit të detyruar nga presioni ndërkombëtar, ndërsa vlerëson se mungesa e një vullneti real politik mbetet pengesa kryesore për tejkalimin e ngërçit.
