Qeveritarët tanë në Kosovë shprehin jo mllefin e pezmin, por zhgënjimin e thellë në autoritetet e Serbisë (!)

Qeveritarët tanë në Kosovë shprehin jo mllefin e pezmin, por zhgënjimin e thellë në autoritetet e Serbisë (!)

Përderisa  pionieri i Millosheviqit, Ivica Daçiq dhe bashkëpunëtori numër një i Sheshelit, Aleksander Vuçiq demaskojnë bashkëkombësit e vetë se po bashkëpunojnë me shqiptarët, duke zbuluar vendndodhjet e viktimave shqiptare të kidnapuar e më pas të vrarë, të masakruar dhe të djegur në shkritoret e Serbisë, zyrtarët tanë në Kosovë shprehin jo mllefin e pezmin, por zhgënjimin e thellë në autoritetet e Serbisë. Të ndihesh i zhgënjyer, do të thotë t’i kesh besuar Qeverisë, në Beograd, se do të tregohej e matur, e penduar, korrekte, mirëkuptuese, bashkëpunuese, edhe pse kjo nuk ka ndodhur kurrë madje askurrë prej vitit 1999.

Zhgënjimi i zyrtarëve të lartë të vendit, nëse nuk është fjala për ndonjë lapsus të gazetarëve, apo zëdhënësit të qeverisë, me  vërtetë është një deklaratë, për të cilën është pak  të thuhet naive e qyqare. Të shprehesh zhgënjim nga dy, ne mesin e shumë shqiptarë-vrasësve serbë, do të thotë se ke harruar fare luftën dhe pasojat e saj. Natyrisht se në përbërjen e Qeverisë së sotme ka të tillë që “luftën e kanë kryer” duke mrizuar në Stankovec në Kukës dhe në vende të ndryshme të botës, por është fjala për  ata zyrtarë të Qeverisë nga radhët e çlirimtarëve, të cilët zhgënjehen në paraqitjet publike të Vuçiqit e Daçiqit, pasi duket se kanë pritur tjetër qëndrim.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …