Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës shprehet “shumë e zhgënjyer” (!) për shkak të disa deklaratave publike të zyrtarëve të lartë të Serbisë

Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh zhgënjimin e thellë ndaj disa deklaratave publike të zyrtarëve të lartë të Serbisë, të cilët hapur vazhdojnë të shfaqin mungesë të thellë respekti për viktimat e luftës së fundit në Kosovë, si dhe familjet e tyre, të cilat, qe dy e më shumë dekada, vazhdojnë t’i kërkojnë  të afërmit e tyre të rrëmbyer nga forcat serbe. Këto deklarata skandaloze, të cilat çuditërisht nuk i ka pritur Qeveria e Kosovës,  përveç që fyejnë rëndë të gjitha viktimat e krimeve serbe, dëshmojnë para botës se Beogradi zyrtar, gjatë gjithë këtyre viteve, qëllimisht dhe vetëdijshëm i ka mbuluar gjurmët e krimit, duke e mbajtur fshehur vendndodhjen e varrezave masive, në të cilat kanë përfunduar qindra-mijëra civilë të pafajshëm”, thuhet në reagimin e Qeverisë së Kosovës. Por kjo qeveria e cila shpreh habi dhe zhgënjehet nga zyrtarët serbë, nuk ka reaguar me rastin e arrestimit të krerëve të OVL-UÇK-së, nga Policia e  Gjykatës Speciale,  të cilët akuzohen se po pengojnë zbardhjen e drejtësisë dhe po i trembin bashkëpunëtorët shqipfolës të Tadiqit e të Vuçiqit.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …