Qindra mijëra gra Amerika e mbarë bota protestuan kundër kryetarit amerikan, D. Trump

Qindra mijëra gra nga Amerika e mbarë bota protestuan kundër kryetarit amerikan, D. Trump

Gratë në Amerikë dhe nga mbarë bota  dolën për të protestuar në numër të madh në Uashington dhe në shumë vende kundër kryetarit amerikan,  Donald Trump. Protestat e para u organizuan në Zelandë të Re dhe në Australi, ku mijëra burra dhe gra marshuan në Sidney, Melbourne, Wellington, dhe Auckland. Me tubimet e planifikuara në 673 vende në mbarë botën, marshuesit parakaluan edhe në Londër, Pragë, Dublin, Amsterdam, Paris, Seul, Berlin, Prishtinë, Tokio, si dhe qytete të tjera. Ngjarja kryesore “Marshi i grave ” u zhvillua në Washington. Një nga folëset para turmës tha se në marshin në kryeqytetin amerikan ishin tubuar gjysmë milioni njerëz, të cilët kanë protestuar kundër deklaratave anti-femërore  të kryetarit Trump.

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: Humbja e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut pas zgjedhjeve lokale

Zgjedhjet lokale të 9 tetorit në Maqedoninë e Veriut sollën një fitore të thellë për …