Shaban, Adem dhe Hamzë Jashari

Qëndresa e dytë e armatosur e jasharëve të Prekazit më 22 janar të vitit 1998

19 vjet më parë, më 22 janar të vitit 1998, policia dhe ushtria serbe ishte stacionuar në   Fabrikën e Municionit të Gjuetisë, në Prekaz të Ulët,  disa qindra  metra larg shtëpive të Hamit dhe Shaban Jasharit. Gjatë natës serbët me armatim të këmbësorisë ishin vendosur përballë kullës së Shaban Jasharit dhe herët në mëngjes, pa asnjë  paralajmërim kishin goditur në drejtim të kullës. Sulmit të forcave serbe iu kishin kundërpërgjigjur, Shaban Jashari djalin e tij Hamzën dhe me nipat, Fitimin e Besimin. Gjatë shkëmbimit të zjarrit ishin plagosur Ilirianë dhe Selvete Jashari. Forcat serbe ishin tërhequr me turp. Nga zemërimi ata kishin vrarë punëtorin, Hysen Manxholli.  Adem Jashari, atë natë kishte ndodhur te dajat në Llaushë dhe me të marrë lajmin së bashku me Osman Gecin dhe bashkëluftëtarët e tij ishin nisur drejt Prekazit. Rrethimi dhe sulmi i dytë në Kullën e Jasharëve në Prekaz, pas atij të 30 dhjetorit të vitit 1991, ishte paralajmërimi i fundit për një ndeshje të re,  e cila u zhvillua më 5.6 dhe 7 mars të po atij viti, kur gjatë një rezistence të jashtëzakonshme përballë ushtrisë serbe, që kishte vënë në përdorim tanke e topa, kishin rënë 20 pjesëtarë të familjes së ngushtë të Shaban Jasharit në mesin e tyre edhe Adem Jashari, komandanti i parë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe 39 pjesëtarë të familjes së gjerë Jashari të Prekazit.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Gjuha e flamuri për të cilat dhenë e lanë me gjak. Mic Sokoli, Hasan Prishtina e Isa Boletini sot lirshëm përdoren në tokat dardane

Ali Ahmeti: Gjuha e flamuri për të cilat dhenë e lanë me gjak, Mic Sokoli, Hasan Prishtina e Isa Boletini sot lirshëm përdoren në tokat dardane

Kryetari i BDI-së z. Ali Ahmeti sot ka qëndruar në Bajram Curr të Tropojës ku …