QKMF-ja e Vitisë u bë me tunel dezinfektues, falë donacionit nga kompania “Ekologjia”

Komuna e Vitisë, nuk po është e vetëm në luftën kundër përhapjes së virusit pandemik COVID-19, ajo po ndihmohet edhe nga njerëz të vullnetit të mirë. Kompania “Ekologjia” i ka dhuruar sot një tunel dezinfektues QKMF-së në Viti. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me bashkëpunëtor ka parë nga afër funksionimin e tunelit dezinfektues në Viti, që është i vendosur në oborrin e kësaj qendre “Sot në oborrin e QKMF-së në Viti, është vendosur tuneli dezinfektues i cili është shumë të rëndësishëm në luftën kundër përhapjes së virusit pandemik COVID-19. Deri me tani nga ky virus janë prekur 44 qytetarë të komunës së Vitisë, të lokaliteteve të ndryshme. Ky tunel, është donacion nga kompania “Ekologjia” e cila ka kuptuar se lufta kundër këtij virusi është i përbashkët. Prandaj dëshiroj të falënderoj këtë kompani për këtë donacion të çmuar”, u shpreh Kryetari Haliti. Megjithatë ai ju bënë thirrje qytetarëve që të ndjekin udhëzimet e ekspertëve dhe të mbajnë distancën sociale. Kryetari Haliti theksoj se Komuna e Vitisë, konkretisht Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim po bashkëpunon me të gjithë që të menaxhohet sa ma mirë situata e krijuar nga virusi COVID-19. Ndërkaq me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës fshatrat: Ramjan, Pozheran, Gjylekar, Smirë, Goshicë por edhe rruga “UÇK” në Viti janë shpallur vatra të përhapjes së infeksionit.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për ndëprerje të qarkullimit rrugor në rrugën “Ilaz Kodra”

Me qëllim të realizimit të projektit për ndërtimin e urës së re mbi Lumin “Klina” …