Në mbledhjen e parë ceremoniale të Qeverisë, Albin Kurti paralajmëroi shkarkime në ndërmarrjet publike

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi është vetëm figurë ceremoniale dhe noter shtetëror tha Albin Kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka komentuar paralajmërimin e kryetarit  të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka bërë me dije se gjatë kësaj jave do të ndërmarrë hapat e nevojshëm kushtetuese për qeverinë e re dhe, si dhe deklaratën e emisarit të  amerikan, Donald Trump,  z. Richard Grenell për heqjen e taksës dhe reciprocitetit. Kurti ka thënë se një ambasador i huaj i cilit do shtet nuk mund të mbajë qëndrim më të avancuar për Kosovën sesa vet organet e saj të rendit. Duke folur me cinizëm, Kurti, kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçin e ka quajtur  figurë ceremoniale dhe noter shtetëror. Duke i ikur pyetjes  direkte për rezistencën e paralajmëruar nga aktivistët e tij,  Kurti tta se nuk di se për çfarë rezistence bëhet fjalë, por aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje janë njerëz të cilët për nga vokacioni i rezistojnë të keqes, por nuk po më bie ndër mend se këto dy ditët e fundit jam këshilluar për të rezistuar ndaj diçkaje. Unë mendoj se nuk mund të mbaj qëndrim më të avancuar për Republikë e Kosovës një ambasador i huaj qoftë edhe amerikan sesa që këtë e bëjnë vet organet e shtetit, ka thënë Kurti në një konferencë për medie.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …