Qytetarët e Gjakovës po protestojnë kundër kthimit të kriminelëve serbë në vendin e krimit

Qindra qytetarë në Gjakovë janë mbledhur para Kishës serbe të qytetit për të kundërshtuar kështu ardhjen e pelegrinëve nga Serbia me rastin e festës së tyre fetare. Qyetetarët dhe familjarë e të pagjeturve po kundërshtojnë kthimin e kriminelëve në vendin e krimit, në Gjakovë, ku forcat ushtarake e policore serbe vranë e masakruan rreth 400 shqiptarë liridashës të kësaj ane.  Protestuesit po ndalohen nga Policia e Kosovës. Të pranishëm janë edhe pjesëtarë të Njësisë Speciale. Si pasojë e ndërhyrjes së Policisë dhe e kundërshtimit nga ana e qytetarëve është arrestuar njëri prej protestuesve. Policia ka arritur qe t’i largojë protestuesit nga hyrja e kishës, duke i zhvendosur në një distancë më të largët.

Kontrolloni gjithashtu

Bram Vreugdenhil

Të dënuarit nga Gjykata Speciale do ta vuajnë dënimin në Belgjikë

Gjykata speciale në Hagë ka nënshkruar një marrëveshje me Mbretërinë e Belgjikës, përmes së cilës …