Qytetarët e Prishtinës po ndjehen të shqetësuar nga rritja e numrit të insekteve në lagjet dhe hapsirat e banimit të tyre

Qytetarët e Prishtinës po ndjehen të shqetësuar nga rritja e numrit të insekteve në lagjet dhe hapësirat e banimit të tyre

Me fillimin e sezonit të verës, në kryeqytet është rritur edhe numri i insekteve. Qytetarët thonë se këtë vit për dallim nga vitet e tjera ka shumë më shumë mushkonja, e të cilat po u shkaktojnë probleme sidomos pickimet tek fëmijët. Numri i madh i tyre, sipas qytetarëve, ka përfshirë të gjitha lagjet e Prishtinës. Mushkonjat janë bërë problem si për vizitorët e parqeve ashtu edhe për banorët që jetojnë nëpër shtëpi dhe banesa kolektive. Qytetarët kërkojnë nga Komuna e Prishtinës që spërkatja të jetë më e shpeshtë në të gjitha lagjet, ndërsa zyrtarë të Komunës thonë se dezinsektimi bëhet në tri faza. Sipas tyre, dy faza kanë përfunduar, kurse faza e tretë pritet të fillojë. Ata kanë theksuar  se shkaktarë për numrin e madh të insekteve janë reshjet e shumta të shiut.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …