R. Haradinaj: Heroizmi dhe sakrifica e dëshmorëve do të jetë përherë udhërrëfyes në rrugën tonë të shtetndërtimit

R. Haradinaj: Heroizmi dhe sakrifica e dëshmorëve do të jetë përherë udhërrëfyes në rrugën tonë të shtetndërtimit

Me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Kombit, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka vazhduar me homazhe në nderim të heroizmit dhe sakrificës së të rënëve për lirinë e Atdheut. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se obligim i përbashkët është nderimi dhe kujtimi për përpjekjeve tona historike për liri. “Me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve të Kombit Shqiptar, vazhduam me homazhe në Deçan, ku me respekt nderuam luftëtarët e Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla”, e gjithashtu nderuam të gjithë të rënët për liri dhe dinjitet kombëtar në të gjitha trevat tona, në periudha të ndryshme historike. Është obligim yni i përbashkët të kujtojmë e nderojmë veprën, guximin e sakrificën e përpjekjeve tona historike për liri”, ka shkruar Haradinaj. Ai ka thënë se heroizmi dhe sakrifica e dëshmorëve të kombit do të jetë udhërrëfyes në rrugën e faktorizimit të shqiptarëve në rajon. “Heroizmi dhe sakrifica e dëshmorëve të kombit, do të jetë përherë udhërrëfyes në rrugën tonë të shtetndërtimit dhe të bërjes së faktorit shqiptar në rajon – faktor i vërtetë i paqes, stabilitetit dhe zhvillimit”, ka përfunduar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Në Vlorë emërtohet sheshi ‘Adem Jashari’, familja falënderon Shqipërinë për nderimin ndaj Kryekomandantit

Faleminderit Bashkisë së Vlorës, kryetares Brunilda Mersini dhe qytetarëve të Vlorës për nderimin e madh …