R. Haradinaj: Mashtrimi i Qeverisë Kurti po vazhdon tani duke larguar çdo barrierë që mbron prodhuesit vendor

Ramush Haradinaj: Mashtrimi i Qeverisë Kurti po vazhdon, tani duke larguar çdo barrierë që mbron prodhuesit vendor

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për heqjen e barrierave ndaj prodhimeve me origjinë nga Serbia. Përmes një postimi Haradinaj ka thënë se mashtrimi i Qeverisë Kurti po vazhdon. “Mashtrimi vazhdon. Shet leksione patriotizmi në negociata, e në anën tjetër e heq çdo barrierë që mbron prodhuesit vendor nga prodhimet serbe”, ka shkruar ish-kryeministri. Ai ka thënë se përveç që nuk është vendosur reciprociteti, kjo qeveri i shfuqizon edhe masat mbrojtëse anti-damping. Kujtojmë se në Qeverinë Haradinaj ishte vendosur taksë ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe bashkë me taksën edhe masa e reciprocitetit.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lejon Prokurorinë të zbulojë materiale shtesë në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë kanë miratuar kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për të …