Rafuna: Këto dy vitet e fundit nuk ka as interesim për të investuar në Kosovë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka deklaruar se këto dy vitet e fundit nuk ka as interesim për të investuar në Kosovë. Ai ka shtuar më tutje se me mosformimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit, vendi nuk është duke ecur përpara në aspektin e zhvillimit ekonomik. “Duke qenë edhe kryetar i Bordit të Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor, jam duke parë sa ka investime në vendet e rajonit dhe them me shumë përgjegjësi se në këto dy vitet e fundit nuk ka as interesim për të ardhur dhe për të investuar në Kosovë. Me bllokadën institucionale që e kemi, kemi mbetur mbrapa me të gjitha reformat. Kemi qenë shumë para vendeve të rajonit, kemi qenë lakmi dhe model, si dhe kemi dhënë këshilla se si duhet të bëhen reformat në vendet e rajonit, dhe tani jemi shumë mbrapa” ka theksuar mes tjerash, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.

Kontrolloni gjithashtu

Në akademinë përkujtimore u promovuan dy libra të lënë në dorëshkrim nga profesori Ahmet Qeriqi

Në kuadër të akademisë përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së profesorit Ahmet Qeriqi, u promovuan …