Tema të tjera...
Profesori universitar Ragip Gjoshi, në një analizë të thellë politiko-juridike, ka paralajmëruar për një krizë të thellë institucionale në Kosovë, pas 45 përpjekjesh të dështuara për konstituimin e Kuvendit. Sipas tij, vendi po fundoset në një “moçal pa përgjegjësi politike”, ku rendi kushtetues po dhunohet dhe Kushtetuta është futur “në arrest shtëpiak”. Gjoshi vlerëson se moskonstituimi i Kuvendit nuk është thjesht neglizhencë, por shkelje flagrante që kërkon ndërhyrje urgjente nga Presidentja dhe Gjykata Kushtetuese. Ai kritikon partinë fituese për vetizolim politik dhe opozitën për mungesë vizioni, duke e cilësuar këtë situatë si “kapje e shtetit”. Sipas tij, zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e reja si akt legjitim dhe kushtetues. “Ose shtet, ose farsë historike”. Ose rend kushtetues, ose vakum institucional. Dhe kjo zgjedhje nuk u takon vetëm politikanëve. U takon edhe qytetarëve, shoqërisë civile, akademisë dhe medias.U takon të gjithë atyre që ende besojnë se Kosova mund të funksionojë si Republikë dhe jo si teatër improvizimesh. përfundon Gjoshi, duke bërë thirrje për veprim të menjëhershëm për të shpëtuar institucionet demokratike të vendit.