leoni

Ragip GJOSHI:  (Di) Kush po harron arritjet dhe dëshiron të fillojë  nga e para ?!  

Ragip Gjoshi: Kur politika ndërton mure

URAT MBI IBËR, NJË LOJË E VJETËR POLITIKE PËR VOTA TË REJA
Ura e vërtetë ndërtohet me besim, jo me beton e vetëllogari
Derisa qytetarët po përballen me papërgjegjësinë e krijimit të institucioneve të Republikës, me zbrazjen alarmante të vendit dhe me shkatërrimin e arsimit dhe shëndetësisë,drejtësisë dhe me afera të përditëshme korruptive, qeveria në detyrë duket e zënë në një lojë të vjetër politike, ku ndërtimi i urave mbi lumin Ibër po tenton për ta larguar vëmendjen nga keqeverisja dhe po e përdorë si maskaradë për të fituar vota të reja, në rast që shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
•Brukseli i bëjnë thirrje Kurtit: Ndaloni urat e kota dhe investoni në nevojat reale
Kryeministri në dorëheqje, apo me status të padefinuar, Albin Kurti, nis udhëtimin nga Shkupi drejt Mitrovicës me një vizion të turbullt dhe të errësuar, i mbërthyer pas idesë për të ndërtuar dy ura paralele mbi lumin Ibër, pavarësisht nga ura kryesore ekzistuese dhe mbi 75 ura të tjera në vend. Kjo veprimtari, nën hijen e makinave blinduara dhe eskortës së fortë, e errëson gjykimin politik dhe i jep hapësirë tensioneve të rrezikshme në veri.Brukseli ka bërë thirrje të qarta për maturi, përmbajtje dhe dialog,janë paralajmërime që duket se përplasen me dëshirën e verbër për të ndërtuar ura që ndajnë më shumë sesa bashkojnë. Ambasada Gjermane në Kosovë e përforcon këtë mesazh urgjent: ndërtimi i këtyre urave është jo vetëm një investim i diskutueshëm, por edhe një rrezik i drejtpërdrejtë për stabilitetin dhe paqen në vend.
Në vend që të harxhohen fonde të çmuara për projekte që mund të ndezin tensione, miqtë po kërkojnë nga qeveria që të investojë në sfidat më urgjente: arsimin e fëmijëve dhe shëndetësinë e rrënuar. Këto janë themelet e një të ardhmeje të qëndrueshme dhe paqësore për Kosovën, ndërsa ura mbi Ibër janë thjesht shenja të një vizioni të turbullt dhe të rrezikshëm, me qëllim vetëm votën.
•Përurimi i urave para zgjedhjeve të jashtëzakonshme apo atyre lokale …?
Në ceremoninë e sotme u shpërfaqen tendencat e këtij veprimi.Premtimeve se urat do të përurohen në vjeshtë,”para zgjedhjeve lokale?” dhe disa pyetje të kësaj natyre të gazetarëve e kanë nevrikos Kurti n,I cili ndërhyri :”S’jemi për çështje të zgjedhjeve këtu…?”.Ky reagim zbulon më shumë se sa një justifikim politik; ai ekspozoi një nervozizëm të dukshëm për një lojë që është bërë e qartë për publikun dhe partnerët ndërkombëtarë.
•Kurti i përgjigjet BE-së dhe ambasadave për urat: Ata që kanë dilema, le të na kontaktojnë
Pas vendosjes së gurthemelit, Kurti deklaroi me vendosmëri:“… Gjithçka që bëjmë është në përputhje me planet tona, sipas ligjit dhe për të mirën e të gjithë qytetarëve.”Paturpësisht,përkundër sanksioneve e ndeshkimeve ndërkombëtare që mori për këtë “kryeneçësi” ai nuk nguroi të dergoi “selame” për BE-në se, ata që kanë dilema mund t’i kontaktojnë dhe u shpjegojnë qëllimet me përpikmëri dhe durim. Megjithatë, ky vetëbesim i tepruar nuk arrin të maskojë shqetësimet serioze për mënyrën dhe momentin e këtij projekti, i cili rrezikon më shumë përçarje sesa bashkim.
•Ndërtimi i dy urave -një film i metrazhit të shkurtër për dekonspirim të qëllimeve
Ky projekt nuk është një ndërmarrje e pastër zhvillimore, por një tentativë për të manipulua opinionin dhe për të mbajtur në skenë një lojë të vjetër politike.Për ta përdorur këtë ndërmarrje për të ruajtur elektoratin, në rast të zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Në vend që të ndërtohen ura të vërteta bashkëpunimi përmes investimeve në arsim, shëndetësi dhe mbrojtje sociale, po ndërtohen ura që përçajnë dhe përdoren si skenar zgjedhor.
•Urat mbi Ibër: Simbol i shkeljes së marrëveshjeve dhe ikjes nga përgjegjësia
Ky projekt nuk është vetëm sfidë ndaj parimeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare si Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit, por edhe një skenar i vazhdueshëm i ikjes nga përgjegjësia politike. Në kohën kur skandalet korruptive dhe keqpërdorimet financiare godasin thellë ekonominë dhe besimin, ndërtimi i këtyre urave përdoret për të fshehur dështimet reale të qeverisjes.
Ndërsa qytetarët kërkojnë zgjidhje reale, politikanët vazhdojnë të ndërtojnë ura që ndajnë, duke maskuar mungesën e projekteve të qëndrueshme dhe duke sabotuar perspektivën e një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të drejtë.
Në këtë moment historik, qytetarët e Kosovës kanë nevojë për më shumë se ura betoni; kanë nevojë për ura të vërteta besimi, drejtësie dhe bashkëpunimi. Vetëm kështu mund të ndërtohet një e ardhme e qëndrueshme dhe e ndarë në mënyrë të drejtë për të gjithë.
•Urat mbi Ibër: Metaforë e ikjes nga përgjegjësia
Kjo është një lojë që përdor infrastrukturën si fasadë për të fshehur dështimet reale të qeverisjes.Është lojë për të ikur nga përgjegjësia.Është lojë për t’i përdorur gjatë fushatës…Në të njëjtën kohë, të njëjtat struktura politike, kanë dëshmuar ikje të përsëritura nga përgjegjësitë për aferat korruptive dhe skandalet financiare që kanë goditur thellë ekonominë dhe besimin e qytetarëve. Megaskandalet dhe afera që kanë përfshirë tenderë publikë, keqpërdorime dhe shpërdorime të fondeve, shpesh nuk kanë marrë përgjigjen e duhur nga drejtësia – duke dëshmuar një sistem të kapur nga interesa të ngushta dhe mungesë vullneti politik për llogaridhënie.
Ndërkohë që qytetarët kërkojnë zgjidhje reale dhe përmirësim të jetës së tyre, politikëbërësit vazhdojnë të ndërtojnë ura të reja, por ura që ndajnë dhe nuk bashkojnë, ura që përdoren si instrumente për të maskuar mungesën e projekteve të qëndrueshme në arsim, shëndetësi dhe mbrojtje sociale.
Në këtë fazë të rëndësishme historike për Kosovën, qytetarët duhet të kërkojnë më shumë se ura betoni -mirëqenie,trajtimin e shtrenjtimeve të energjisë,pagat e të punësuarëve,pensionet,për të cilat qytetarët kanë nevojë.Plotësimi i këtyre halleve janë ura të vërteta të besimit, drejtësisë dhe integrimit të komuniteteve. Vetëm kështu mund të ndërtohet një e ardhme e qëndrueshme e atdheut tonë.
Prishtinë, më 1 korrik 2025

Kontrolloni gjithashtu

Marenglen Kasmi

Prof. asoc. dr. Marenglen Kasmi: Kufijtë e identitetit: Shqiptarët e Kosovës dhe narrativa e “kombit kosovar”

Kohët e fundit në media e rrjete sociale po hasen gjithnjë e më tepër reflektime …