Ragip Shala

Ragip Shala: Paqja me korrupsionin

Fjala korrupsion vjen nga latinishtja corrumpere që don të thotë përkeqësim fizik dhe moral i njeriut . Sikurse në  disa gjuhë tjera edhe në gjuhën shqipe ka hyrë fjala  korrupsion.  Termat që përcaktojnë korrupsionin në gjuhë të ndryshme janë: në gjuhën  shqipe  dhuratë , frëngjisht pot – de vin (got e veres), turko arabe bakshish , anglisht payola, gjermanisht geschenken , sllavisht poklon , italisht regali etj.     Korrupsioni  është ves,  infeksion që bashkëjeton me shtetin që nga lindja e pronës private, familjes, dhe shtetit para eres së re , dhe është bartur në të gjitha formacionet socialo – politike që nga skllavopronaria e deri në kapitalizëm. Meqë korrupsioni  përbën një ves shkatërrus që deformon dhe degradon mekanizmin socio – politik të qenjës njerzore prandaj  pos stigmatizimit i është shpallur edhe luftë .   Deri sa luftërat konvencionale krahas fillimit kan edhe fundin e saj , lufta kundër korrupsionit veqohet një luftë e pa fundë në kohë dhe hapësirë, prandaj është një luftë me përmasa globale.     Korrupsioni është i shtrirë në të gjitha shtetet pavarësisht formës qeverisëse, zhvillimit ekonomik, madhësisë  dhe pozitës gjeografike, prandaj korrupsioni është sanksionuar si vepër penale në të gjitha shtetet.

 

Shkaqët e korrupsinonit

Janë të shumta shkaqet, dhe të shtresuara ndër shtete të ndryshme , por ndër shkaqët e përgjithshme të korrupsionit janë: keqë qeverisja, institucionet shtetërore të dobëta, mungesa e veprimëve preventive të sistemeve politike, pagat e ulta , aspekti kulturor, mungesa e etikës profesionale , konfliktet e interesit etj.

 

Format e korrupsionit

Ndër format e korrupsionit janë : dhurata , falsifikimi i dokumenteve zyrtare , favorizimi , nepotizimi , mashtrimi , zhvatja , abozimi me fondet publike etj.

 

Tipet e korrupsionit

Tipet e korrupsionit janë: korrupsioni i madhë, korrupsioni i vogël , publik dhe korrupsioni privat .     Korrupsioni i madhë ka të bëj me korruptimin në nivelin e lartë shtetëror, kur zyrtarët e lartë shtetëror në vendimarrje shfrytëzojnë pozitat shtetërore për përfitime personale.  Kurse korrupsioni i vogël përbën korruptimin e byrokracisë në administratën publike të një shteti të caktuar. Pastaj korrupsioni ndahet në korrupsion aktiv dhe pasivë.   Korrupsioni aktiv është kur një person ofron dhuratë në para apo sherbime të ndryshme, kurse korrupsioni pasiv është kur një person i caktuar i pranon këto oferta.  Korrupsioni si një ves shkatërrus eshtë përhapur në të gjitha shtetet evropiane dhe në shtetet e kontinenteve të tjera.  Mvarësisht nga shtrirja e korrupsionit, ndër shtete ato ndahen në dy grupe: shtetet më pakë të korruptuara dhe shtetet shumë të korruptuara. Ndër shtetet më pakë ose të pa korruptuara hynë: Danimarka, Zvicra, Norvegjia, Suedia , Gjermania, Holanda etj.  Kurse shtetet të cilat janë zhytur në korrupsion hynë shtetet arabe , afrikane etj. Bashkimi evropian në luftën kundër korrupsionit ka formuar një komision të posaqëm për të hulumtuar, dhe elaburuar instrumente të caktuara juridike kundër korrupsionit.  Këshilli i bashkimit evropian me 1996 ka miratuar një vargë masash kundër korrupsionit siqë janë: rezoluta që përmbanë mëse 20 principe për ta luftuar korrupsionin, pastaj konventa penale dhe konventa civile kundër korrupsionit. Kosova si një ndër shtetet më të rea në kontinentin evropian nuk është kursyer nga korrupsioni për shkak të specifikave të saja ekonomike dhe politike. Janë të shumta shkaqët e shtrirjes së korrupsionit në kosovë,porë ndër shkaqet kryesore konsiderohet mos zhvillimi ekonomik që ka rrezultuar me një papunsi tejet të lartë.    Për kundër pasurive mbi toksore dhe nën toksore Kosova renditet ndër shtetet më të varfura në rajon, prandaj mbase është shëndërruar në poligon të përshtatshëm në shtrirjen e korrupsionit.   Lufta kundër korrupsionit nuk sjell zhvillim ekonomik, përkundrazi zhvillimi ekonomik lufton korrupsionin. Investimet  në bujqësi, në industrinë e lehtë dhe të rëndë do të hapnin vende të rea pune që pastaj do të rezultonte me ngulfatjen e korrupsionit. Kosova si asnjëherë më parë ka nevojë për shtetin social që nënkupton: sigurim shëndetsorë për tërë popullaten, shtesa feminore, perkujdesje për shtresat e moshuara, pastaj ulja e kamatave  bankare , si dhe reforma të përgjithshme.  Përparimi  i gjithëanshëm ekonomik i Kosovës do të sillte  ’’kapitullimin’’ e korrupsionit që do të rezultonte me një paqë ?! Pse jo ?

Kontrolloni gjithashtu

Ndërsa Shqipëria ecën drejt një epoke të re zhvillimi, ka ende forca politike që duket se nuk mund të jetojnë pa krizën. Sa herë ndërtohet një rrugë, ata shohin një arsye për protestë. Sa herë shtohet numri i turistëve, ata kërkojnë një arsye për tension. Sa herë Shqipëria afrohet më pranë Evropës, ata shpallin fundin e saj. Është sikur e ardhmja e vendit t'i shqetësojë më shumë sesa e kaluara e tij. Organizatorët e protestave të përhershme në Tiranë paraqiten si "zëri i popullit" nga Prishtina,Tetova e "diaspora", por shpesh ngjajnë më tepër me zërin e pakënaqësisë së manipuluar dhe në thelb të paguar nga qarqe që janë kundër përparimit të Shqipërisë. Programi i tyre politik duket i përmbledhur në një fjali të vetme: të kundërshtojnë çdo gjë që ndërtohet. Për ta, suksesi është problem, sepse suksesi ua rrëzon narrativën e katastrofës. Në anën tjetër qëndron Edi Rama, figura që përkrahësit e tij e shohin si arkitektin e transformimit modern të Shqipërisë. Nën drejtimin e tij, vendi ka fituar një profil më të lartë ndërkombëtar, ka njohur rritje të turizmit dhe ka avancuar në procesin e afrimit me Bashkimin Evropian. Për mbështetësit e tij, Rama përfaqëson vizionin e një Shqipërie të re që nuk rri peng i konflikteve të së shkuarës, por synon të konkurrojë në Evropën e shekullit XXI. Satira e madhe e politikës shqiptare është se ata që flasin më shumë për patriotizëm,që shpesh e paraqesin Shqipërinë si një vend pa shpresë, ndërsa ata që akuzohen çdo ditë vazhdojnë të ndërtojnë, të promovojnë dhe të përfaqësojnë vendin në arenën ndërkombëtare. Patriotizmi nuk është të shpallësh katastrofë në çdo konferencë shtypi; patriotizmi është të krijosh kushte që qytetarët të jetojnë më mirë dhe që vendi të ecë përpara. Sot Shqipëria nuk ka nevojë për profetë të rrënimit. Ka nevojë për ide, për investime, për stabilitet dhe për besim në vetvete. Ka nevojë për njerëz që ndërtojnë ura, jo barrikada; që hapin horizonte të reja për zhvillim ekonomik, jo plagë të reja politike. Historia shpesh i ndan aktorët politikë në dy kategori: ata që ndërtojnë dhe ata që pengojnë. Mbështetësit e Edi Ramës besojnë se ai do të kujtohet si pjesë e brezit që kërkoi ta modernizonte Shqipërinë, ndërsa kundërshtarët e tij rrezikojnë të mbeten në kujtesë si njerëzit që luftuan më shumë si kundërshtarë të zhvillimit të Shqipërisë, sesa për të ardhmen e vendit. Selajdin Abdullahu 07.07.2026

Selajdin Abdullahu: Protestat në Tiranë, kundër zhvillimit të Shqipërisë!

Ndërsa Shqipëria ecën drejt një epoke të re zhvillimi, ka ende forca politike që duket …