KQZ mban takim pune me përfaqësues të Policisë, Prokurorisë se Shtetit, PZAP-it dhe Këshillit Gjyqësor

KQZ mban takim pune me përfaqësues të Policisë, Prokurorisë se Shtetit, PZAP-it dhe Këshillit Gjyqësor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në ditën e hapjes së fushatës zgjedhore ka mbajtur një takim pune me përfaqësues të Policisë, Prokurorisë së Shtetit, Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Këshillit Gjyqësor ku u diskutua lidhur me programin orientues të sigurisë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të cilat do mbahen më 6 tetor. Kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit  të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Enis Halimi ,u shpreh optimist  për ecurinë e përgatitjeve për  zgjedhjet, derisa  tha se përmes një procesi demokratik të zgjedhjeve do t’i bëjnë nder shoqërisë. Gatishmërinë për të iu  përgjigjur të gjithave situatave  gjatë fushatës e shprehu edhe Policia e Kosovës, ku në emër të këtij institucioni foli koordinatori për operacione, Afrim Ahmeti. Ai tha se  janë ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura për ditën e zgjedhjeve.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …