Goran Rakiq

Rakiq: Muri do të zhvendoset në zonën e këmbësorëve dhe do të jetë i lartë 120 cm

Në mbledhjen urgjente të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, kryetari i Komunës, Goran Rakiq ka deklaruar se nuk ka nevojë për shqetësim për marrëveshjen e arritur për rrënimin e murit. Ai ka theksuar më tutje se gjatë bisedave të zhvilluara janë marrë vesh që muri ekzistues të rrënohet dhe të ndërtohet një mur tjetër në zonën e këmbësorëve me lartësi 120 cm. Ky  mur do të shtyhet në zonën e këmbësorëve për dy metra me qëllimin të që të pengohen automjetet, me  përjashtim të autoambulancave, zjarrfikësve dhe makinave të policisë.  Çdo gjë e kemi vënë në letër në bashkëpunim me ministrin Shala. Ka nënshkrime në marrëveshje edhe të Isa Mustafës, Apostolovës, ambasadorit amerikan dhe zëvendësministrit Stojanoviq, ka theksuar kryetari i Komunës së Mitrovicës veriore, Goran Rakiq.

Kontrolloni gjithashtu

Sulltani i Bruneit, Haxhi Hassanal Bolkiah ka ftuar kryetaren Vjosa Osmani për vizitë shtetërore

Sulltani i Bruneit, Haxhi Hassanal Bolkiah ka ftuar kryetaren Vjosa Osmani për vizitë shtetërore.  “Gjatë …