leoni

Rama

Rama: Asnjë qen nuk e meriton të krahasohet me Sali Berishën, gojë-shthururin e Kuvendit të Shqipërisë

Kryeministri, Edi Rama ka reaguar kundër akuzave që ish-Kryeministri Sali Berisha ka bërë kundër vëllait të Kryetarit të Komisionit të Posaçëm në Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj. Rama ka shkruar: Unë Saliun e dëgjoj vetëm të enjteve në Kuvend. S’kam ç’bëj, mjerisht ai është opozita e këtij vendi sot dhe detyra ime është të debatoj me opozitën gjatë punimeve të Kuvendit. Po ama kaq dhe pikë, del e tepron! Më tej ai për mua nuk është më ndër të gjallët, asnjë ditë tjetër e për asnjë minutë të jetës sime jashtë seancës të së enjtes; ku jo vetëm për faj të tij, Saliu shkel me të katër gjymtyrët rregulloren e Kuvendit dhe çdo normë komunikimi mes njerëzish. Fatkeqësisht, ky abuzim i padëgjuar kurrëkund tjetër në botën demokratike, e ka kthyer Kuvendin e Shqipërisë në skenën e një gojështhurrjeje të vajtueshme dhe kë më shumë e kë më pak në atë sallë, në viktimë të shprehjes popullore “kush fle me qenin gdhihet me pleshta!” – ndjesë kafshës së gjorë sepse, shumë sinqerisht, asnjë qen nuk e meriton të krahasohet me Gojështhurrurin e Madh të parlamentit shqiptar.

Mbase është hera e parë që shkruaj këtu për Saliun dhe uroj të jetë e fundit. S’do e kisha bërë kurrë për vete. Qysh ditën që populli i dha drunë pa të drejtë kthimi në punët e vendit, i kam lënë Zotin ta gjykojë për tërë lehaqeniet ndaj meje, prindërve, gruas, fëmijëve, të afërmve, miqve e kujtdo tjetër, i vdekur apo i gjallë, që për shkakun tim, ka provuar kafshimin e asaj goje të stërmadhe që sa herë hapet ndot dynjanë me fuqinë e verbër të paturpësisë e të urrejtjes. Por sot vendosa ta bëj, në respekt të dikujt tjetër; në respekt të punës e të përkushtimit të jashtëzakonshëm të Fatmir Xhafajt, për të cuar përpara Reformën në Drejtësi, kundër dëshirës e vullnetit të shumëkujt dhe, pa asnjë dyshim, të Saliut në radhë të parë; i cili, jashtë dëshirës e vullnetit të tij, erdhi si çeço dhe e votoi paketën e Reformës Kushtetuese, pasi nuk la gur pa luajtur për ta sabotuar “happy end”-in e trillerit serial që u mbyll më 21 korrik. Po s’ka pikë dyshimi se gjumi më s’do e zerë, pa i provuar të gjitha për ta penguar zbatimin e kësaj reforme historike. Prandaj, aspak rastësisht, Saliu e ka ndërmarrë fushatën e tij të ndyrë të radhës këtë herë, për të baltosur Fatmir Xhafajn! Dhe në stilin e tij të vjetër e të neveritshëm bolshevik, ka ngritur një akuzë mbi një histori të sajuar këmbë e krye, për të vëllanë e Fatmirit. Një histori me drogë venezuelane, për babain e dy fëmijëve që është në punën e tij të ndershme dhe ka vetëm një faj:

Eshtë vëllai i njeriut që drejton Komisionin e Posaçëm Parlamentar për reformën më të rëndësishme dhe më të vështirë të 25 vjetëve të fundit!

E kam të qartë që dokrrat e pocaqisura të Saliut i dëgjojnë e besojnë vetëm ata që kanë probleme serioze me fillin e arsyetimit dhe që janë një pakicë e pashërueshme fanatikësh. Por arsyeja pse e bëra këtë shënim, nuk ka të bëjë fare me besueshmërinë e Gojështhurrurit të Madh! Jo, ky shënim ka të bëjë me nevojën për t’i shprehur publikisht Fatmir Xhafajt e familjes së tij, solidaritetin qytetar e njerëzor, duke përbuzur publikisht fushatën që po bën kundër tij, njeriu më i trembur në Shqipëri nga Reforma historike në Drejtësi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Sazan Ibrahimi rrëfen kërcënimet me jetë pas debateve me ministrat e Qeverisë Kurti

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se ka marrë …