leoni

Mbledhja e Qeverisë

Për sulmin mbi ndërtesën e Kuvendit ka reaguar zyrtarisht edhe Qeveria e Kosovës

Përmes një reagimi dërguar medieve, lidhur me sulmin në Kuvend, Qeveria e Kosovës konsideron se ky është një sulm qyqar i drejtuar kundër të gjitha institucioneve dhe shtetit të Kosovës. “Pa dashur të paragjykoj nëse është në linjën e akteve të dhunshme të paralajmëruara, Qeveria e Kosovës konsideron se akte të tilla nuk do të arrijnë të ndalin përkushtimin dhe punën e institucioneve të Kosovës për realizimin dhe mbrojtjen e interesave të vendit”, thuhet në këtë reagim të Qeverisë së Kosovës. Sulmet mbi institucione publike, mbi drejtuesit e tyre dhe policinë, si dhe mbi objektet private, sipas Qeverisë së Republikës së Kosovës, janë veprime të ulëta dhe antidemokratike, “të cilat në asnjë rrethanë nuk mund të frikësojnë bartësit e institucioneve të Kosovës për kryerjen e obligimeve të tyre për realizimin e vullnetit të qytetarëve për lëvizje të lirë në BE, për zhvillim ekonomik dhe fuqizim të gjithanshëm të shtetit”. Qeveria e Kosovës fton organet e rendit që të ndërmarrin të gjitha masat për zbardhjen e kryesve të këtij akti të rëndë kriminal dhe të vënë para drejtësisë kryesit dhe orkestruesit e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt

Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …