Kryekuvendari, Kadri Veseli

Kryekuvendari Veseli, reagon kundër sulmin mbi ndërtesën e Kuvendit të Kosovës

Në reagimin e kryekuvendarit me rastin e sulmit me predhë mbi Kuvendin e Kosovës thuhet:  “Sulmi i mbrëmshëm mbi Kuvendin e Republikës së Kosovës përbën një sulm kriminal, me elemente të veprimit terrorist, i drejtuar kundër institucioneve dhe popullit të Kosovës. Si motivuesit, ashtu edhe kryesit e këtij sulmi tinzar, duhet ta kenë të qartë se asnjë formë e dhunës, as metodat e frikësimit, nuk do të munden kurrë të ndalojnë agjendën e fuqizimit dhe konsolidimit të shtetit tonë. Kështu duket zyra e Kuvendit që u godit me predhë mbrëmë. Ftoj të gjitha forcat politike në vend që të distancohen qartë nga veprimet të tilla që duan të destabilizojnë vendin dhe të motivojnë edhe më shumë ata që janë kundër shtetit të Kosovës. Ne së bashku e kemi ndërtuar këtë shtet, sëbashku duhet ta mbrojmë, ta zhvillojmë e fuqizojmë. Ftoj qytetarët tanë që të kenë besim në institucionet tona, në kapacitetet e tyre për të grantuar rendin, sigurinë dhe sundimin e ligjit në vend”, ka thënë Veseli në reagimin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq  nga deklaratat e …