Gjon Bruçi: Vajtocja, Andrea Stefani, për të hollat që i ka dhënë i zoti i shtëpisë së të vdekurit, ja fut një vaji të zvargur

Gjon Bruçi: Vajtocja, Andrea Stefani, për të hollat që i ka dhënë i zoti i shtëpisë së të vdekurit, ja fut një vaji të zvargur

Tentativat e Stefanit me shokë për të ringjallur kufomat që u groposën në një varr me nazifashizmin (këtë e ka thënë Noli, unë vetëm po e citoj), kanë dy objektiva: të tërheqin vëmendjen e qytetarëve nga problemet e ditës, të cilat janë mbërthyer në ngërçin e mosfunksionimit të sistemit të ashtuquajtur “demokraci pluraliste”, “ekonomi e lirë e tregut” e tjerë, epitete zbukuruese e moderuese të kapitalizmit, dhe objektivi i dytë, të mund të shpëtojnë klasën aktuale politike, e cila më bëmat e saj antipopullore e antikombëtare, po përsërit pikë për pikë rolin e ballisto-zogistëve të kohës së luftës. Në këtë inkursion për mbrojtjen e sistemit aktual në degradim, arma më e preferuar e apologjetëve të këtij sistemi është antikomunizmi. Ky antikomunizëm i përdorur pa kursim gjatë gjithë tranzicionit të tejzgjatur demokratiko-borgjez, është kthyer tashmë, siç shkruan shoku im Preng Cub Lleshi, në një antishqiptarizëm të pastër. Dhe njerëzit më të “zjarrtë” që po e zhvillojnë me pasion antikomunizmin, dhe për rrjedhojë edhe antishqiptarizmin, janë ish-komunistët, ose më saktë bastardët e sistemit socialist. Edhe këtë konkluzion e ka thënë Haveli, përfaqësuesi i antikomunizmit të vërtetë.

Në krahinën e Mirditës, ku unë jam lindur e kam hedhur shtat, gjer në vitet gjashtëdhjetë pothuaj në çdo fshat gjendeshin gra të cilat trashëgonin aftësinë e vajtores në rastet e vdekjeve, një rit ky që zinte pjesën më të madhe të ceremonisë në ditën e varrimit. Në ligjërimin-vaj të grave mirditore, që për nga forma dhe përmbajtja, zor se mund t’i gjendet krahasimi, dallojmë këto veçori për t’u shënuar: Së pari: Fillimi i vajit për çdo të vdekur (flasim për tekstin), me përjashtim të refrenit që lidhet me përkatësinë që kanë vajtoret me të ndjerin, është i njëjtë, ose i përafërt. Por pas fillimit, teksti individualizohet sipas moshës, seksit, gjendjes familjare dhe veçanërisht sipas CV-së së të vdekurit. Së dyti: Në ato vite vaji i grave ishte një kronologji e jetës së të vdekurit. Nëpërmjet vajit vajtoret mirditore me një mjeshtëri të jashtëzakonshme, duke rimuar vargjet në mënyrë të përsosur, ringjallnin të vdekurin me gjithë jetën dhe bëmat e tij në interes të familjes, të fisit e të vendit. Së treti: në refrenin e vajit që përsëritet pas çdo vargu, vajtoret përdornin një epitet që i përshtatej jetës dhe veprimtarisë së të vdekurit kur ishte gjallë. Ajo që është më interesantja, në vajin e grave (është fjala për tekstin), përveç fjalëve të fillimit, teksti tjetër që përbën pjesën dërmuese të ligjërimit, krijohet aty për aty nga vajtoret. Sigurisht jo të gjitha vajtoret e arrijnë këtë parametër krijues, por pothuaj çdo fshat i kishte dy apo tri gra të afta në këtë pikë. Dhe këtë aftësi ato e transmetonin tek më të rejat, apo këto të fundit jua “vidhnin” të moshuarave, duke siguruar kështu një vazhdimësi në këtë rit sa të lashtë, aq dhe të dallueshëm nga krahinat e tjera e më gjerë.

Por pas viteve gjashtëdhjetë, si rezultat i luftës kundër zakoneve të “vjetra anakronike” dhe i modernitetit që nisi të lulëzonte edhe në Mirditë, gratë vajtore u rralluan aq shumë, sa kur ndodhte vdekja, njerëzit vraponin të merrnin vajtore në zona e fshatra të largëta, të cilët kundrejt pagesës, vinin dhe udhëhiqnin ligjëratat e vajtimit për të vdekurin në fjalë. Këto vajtore, sado të afta të ishin në zanatin e tyre, nuk arrinin kurrsesi të ligjëronin si duhet kalvarin e njeriut që nuk e kishin njohur, ndaj shpesh herë teksti i tyre në vend që të mallëngjente e shtonte vajin (çka ishte dhe njëri prej funksionit të vajit), shkaktonte një ilaritet nën zë te të pranishmit. Më kujtohet se në një vajtim të tillë, gruaja me pagesë që udhëhiqte ligjërimin, në një nga vargjet e vajit për plakën që kishte vdekur, në refrenin e vargut të radhës lëshoi edhe këtë tekst: “Krajlesha e venueme, oj nana jonë”! Në këtë çast, i biri i gruas së vdekur ndërhyri duke thënë: “Oj gra, ju lutem, vajtojeni nanën time, ashtu thjeshtë, si një grue me halle, por jo si krajleshë, sepse ajo as nuk e ka ditur se kush është krajlesha”!

Gjithë këtë diskurs për vajtoret mirditore e shpalosa për të dalë tek dy shkrimet analizë të Andrea Stefanit, botuar për dy ditë rresht në faqet e gazetës DITA, me titull: “Një luftë në kurthin mes dy diktaturave”. Analiza e zotit Stefani, nuk është hiç më pak se një ligjëratë vajtuese për të vdekurin e vitit 1944, me emrin “Balli Kombëtar”, realizuar nga një person që nuk ka njohur as të vdekurin e vdekur, as atë që e bëri të vdekur. Duke qenë pra në rolin e vajtores që nuk e ka njohur të vdekurin kur ishte gjallë, e madje nuk ka njohur as “hasmin” që e la të vdekur, vajtoca Stefani, për të justifikuar të hollat që i ka dhënë i zoti i shtëpisë së të vdekurit, ja fut një vaji të zvargur, që nuk mallëngjen as fisin e të vdekurit, e jo më të pranishmit e tjerë që nuk kanë ndonjë lidhje të veçantë me të ndjerin, përveçse janë nga i njëjti fshat e bajrak me të.

Para do ditësh, në gazetën DITA, pati një replikë nga kryetari i Organizatës (partisë) së vdekur të “Ballit Kombëtar”, zoti Alimadhi, i cili u mundua të fshinte baltën 72 vjeçare mbi varrin e liderëve famëkeq të organizatës së tij. Por në vend që të vinte vetulla, Kryeballisti nxori sytë. Balta e varrit të ballistëve ishte përzierë aq shumë me baltën e nazifashistëve (varri i tyre i përbashkët – do të thoshte Noli) dhe sado që ta laje, ajo përsëri bëhej e zezë, si vetë rroba e pushtuesve me të cilët patën bërë krushqi. Nga ky telash, kryeballisti i ri, pinjoll i skotës së vjetër, kërkoi ndihmën e gazetarëve dhe analistëve me përvojë, të cilët janë të gatshëm ta bëjnë të bardhën të zezë, e të zezën të bardhë. Mjafton të lozë kuleta, – “kjo pare e huej e shkreta”! Dhe në këtë “fushë”, pas Fevziut, me plot meritë vjen Stefani, i cili falë “origjinës” së tij, është më i përshtatshëm e më i besueshëm për të vajtuar mbi gërmadhat (më falni, mbi rrobat e Ballit). Analist Stefani, jo vetëm nuk e ka njohur të vdekurin e para 72 viteve me emrin “Balli Kombëtar” dhe kushëririn e tij “Legalitetin”, por edhe në historinë e tyre të shkruar pas vdekjes nuk ka mundur të gjejë qoftë dhe një akt për t’u shënuar, ndaj ai e fillon dhe e mbaron vajin me formulat e fillimit, duke shtuar në refren epitete të shpikura e të shpifura, sa edhe vetë pinjollët e ballistëve kur i kanë dëgjuar (lexuar) me siguri janë skuqur gjer në të dy veshët, përfshi këtu dhe kryetarin e tyre të sotëm.

Analisti, Stefani, ndonëse ka pamjen e një shenjtori (flokët e gjatë, mjekra po ashtu etj.), po na shpalos çdo ditë e më shumë një mefistofel shqiptar, i denjë për dramat e Gëtes. Thonë se ai ka qenë oficer i ushtrisë popullore të kohës së socializmit; thonë se ka qenë pedagog i marksizmit në Shkollën e Bashkuar; thonë se ditën që falangat neofashiste rrëzuan shtatoren e Enver Hoxhës, ai la mjekrën dhe flokët e gjata me betimin se do të rruhej e qethej vetëm mbasi të rivendosej shtatorja e Komandantit; thonë e ç’nuk thonë…

Por t’i lëmë mënjanë të thënat, e të hidhemi tek të bëmat. Stefani ynë, me penën që e lyen me mellan të zi, krahas disa shkrimeve mjaft të ndjekura kundër aventurave të demokracisë shqiptare, ka nisur edhe një punë të dytë (në të zezë, sigurisht), për të zhvarrosur, vajtuar e rehabilituar kufomat e Ballit Kombëtar e të Legalitetit, të varrosur këtu e shtatë dekada më parë. Ai e di shumë mirë se kjo është e pamundur, sepse edhe rrobat e këtyre organizatave apo partive, mbi të cilat mund të vajtojmë sot me oiii, oii, janë kalbur e kanë dalë jashtë inventarit të kohës.

Po atëherë? Cili është qëllimi i këtij inkursioni në krah të ballistëve?

Nuk është vetëm “puna e zezë” ku merren të holla pa paguar “tatimet”. Është diçka më tej. Tentativat e Stefanit me shokë për të ringjallur kufomat që u groposën në një varr me nazifashizmin (këtë e ka thënë Noli, unë vetëm po e citoj), kanë dy objektiva: të tërheqin vëmendjen e qytetarëve nga problemet e ditës, të cilat janë mbërthyer në ngërçin e mosfunksionimit të sistemit të ashtuquajtur “demokraci pluraliste”, “ekonomi e lirë e tregut” e tjerë, epitete zbukuruese e moderuese të kapitalizmit, dhe objektivi i dytë, të mund të shpëtojnë klasën aktuale politike, e cila më bëmat e saj antipopullore e antikombëtare, po përsërit pikë për pikë rolin e ballisto-zogistëve të kohës së luftës. Në këtë inkursion për mbrojtjen e sistemit aktual në degradim, arma më e preferuar e apologjetëve të këtij sistemi është antikomunizmi. Ky antikomunizëm i përdorur pa kursim gjatë gjithë tranzicionit të tejzgjatur demokratiko-borgjez, është kthyer tashmë, siç shkruan shoku im Preng Cub Lleshi, në një antishqiptarizëm të pastër. Dhe njerëzit më të “zjarrtë” që po e zhvillojnë me pasion antikomunizmin, dhe për rrjedhojë edhe antishqiptarizmin, janë ish-komunistët, ose më saktë bastardët e sistemit socialist. Edhe këtë konkluzion e ka thënë Haveli, përfaqësuesi i antikomunizmit të vërtetë.

Siç kumton dhe vetë autori i “vajtimit të ballistëve”, shkrimet që ai po boton tek Dita, janë pjesë të një libri në punim e sipër me titull “Revolucioni i maskuar”, një term ky që asnjë filozof, shkencëtar apo politolog i botës nuk e ka përdorur gjer më sot. Stefani ynë e thotë i pari, sepse e ka nga përvoja personale. E gjithë jeta e tij ka qenë një jetë e maskuar; herë nën rrobën e oficerit të ushtrisë popullore, herë nën rrobën e pedagogut të marksizmit, herë nën betimin për të mbajtur zi dhe leshra të gjata për rrëzimin e shtatores së komandantit, e gjer tani si apologjet i sistemit shumëngjyrësh, ku brenda ditës ka mundësi të ndërrojë tri apo katër herë shezlongun e plazhit që të nxin, por edhe të djeg.

Unë e kuptoj hallin e Stefanit dhe shokëve të kallëpit të tij: Për të siguruar mbijetesën në këtë xhungël të kapitalizmit pa rregulla e pa ligje, u duhet të bëjnë edhe gazetarin, edhe mercenarin. Por nuk është normale të bëjnë zagarin. Aq më pak zagarin e Ballit e të Legalitetit, me të cilët puna ka mbaruar qysh në nëntorin e madh të vitit 1944.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …