20 milionë euro për zgjedhje brenda gjashtë muajsh, qytetarët kritikojnë koston e krizës politike

Dy procese të parakohshme zgjedhore të organizuara brenda vetëm gjashtë muajsh i kanë kushtuar buxhetit të Kosovës afro 20 milionë euro, duke nxitur reagime dhe kritika për barrën financiare që po i shkaktohet vendit nga paqëndrueshmëria politike. Për zgjedhjet e parakohshme të mbajtura më 28 dhjetor ishin ndarë rreth 11.5 milionë euro, ndërsa sipas të dhënave paraprake janë shpenzuar rreth 7.4 milionë euro. Ndërkohë, për zgjedhjet e 7 qershorit janë alokuar edhe 10.8 milionë euro të tjera, duke e çuar faturën totale pranë shifrës 20 milionë euro. Shumë qytetarë e kanë konsideruar këtë shpenzim të pajustifikueshëm, sidomos në një kohë kur vendi përballet me sfida ekonomike dhe sociale. “Jo vetëm që paratë kanë shkuar dëm, por është dëmtuar edhe shteti, ekonomia dhe mirëqenia e qytetarëve”, u shpreh një qytetar, ndërsa të tjerë vlerësuan se këto mjete do të mund të investoheshin në arsim, çerdhe apo sektorë të tjerë jetikë. Hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës, V Krizat e vazhdueshme politike sjellin pasoja edhe në ekonomi, drejtësi, arsim e shëndetësi, si dhe pengojnë realizimin e reformave dhe përfitimin e fondeve ndërkombëtare. Vetëm gjatë vitit të kaluar, Kosova organizoi katër procese zgjedhore – zgjedhjet parlamentare në shkurt, zgjedhjet lokale në tetor dhe dy palë zgjedhje të parakohshme, duke e kthyer vendin në një cikël të vazhdueshëm elektoral me kosto të lartë financiare dhe institucionale.

Kontrolloni gjithashtu

Rrahman Jasharaj: Partitë premtojnë shumë për arsimin, por sfida mbetet zbatimi i premtimeve

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se …