Refik Kryeziu: BALË GECI – (1855 – 1948) PATRIOT I ÇËSHTJES KOMBËTARE

Balë Geci (12.VI.1855 – 21.XII.1948) i lindur në Roganë të Dardanës. Babai Selimi dhe nëna Fazilja kishin gjashtë fëmijë, pesë djemë dhe një vajzë. Bala (Bajrami) kishte katër vëllezër Jasharin, Xhema(Xhemailin), Ramadanin dhe Shabanin. Vëllezërit kishin një motër Hanën, e martuar në fshatin Përlepnicë te familja Kamberi.

Babai i Balës, Selimi ishte veprimtar i çështjes kombëtare, është angazhuar dhe bashkëveproi me eliten e kombit të kohës, kishte autoritet të madh në masa. Ndryshe Selimi njihet organizator dhe bashkëveprimtar i Mehmet Pashë Deralles, Ministrit të parë të luftës në Qeverinë e Vlorës në vitin 1912.

Në shumë aktivitete kombëtare, Bala, kishte përkrahje të madhe dhe bashkëvepruan nga vëllai i tij Xhema (Xhemaili), ndërsa Shabanin regjimi bullgar me dhunë e mobilizoi në ushtrinë e saj, për të e dërgue në luftëra, në adresë të pa njohur, tani Shabani konsiderohet si humbur pasi nga ajo kohë nuk dihet për fatin e tij.

Balë Geci ishte jataku kryesor dhe organizator i kryengritjes gueril-luftarake nga viti 1916 me Lotë Vakun, në të cilën, çeta ishte në ndërlidhje dhe në kordinim me komandandin e rrjetit të qetave të armatosur Azem Galicën. Në këtë fryme atdhedashuri nën frymën e nacionalizimit dhe kombtarizmit është rritur edhe eduar Nevzad Balë Kryeziu me familje nga nëna e tij, Selimja dhe Ziza e bija e patriotit dhe kaçakut të njohur të Karadakut dhe të Gollakut, Emin Ballata i cili ra heorikish në luftën e Ushit me 1915 kundër Bullgarisë së parë.

Në jetën e njeriut janë disa elemente, të cilat e bëjnë të gëzuar, me autoritet dhe të njohur. Ndërsa, komponentet e personalitetit të njeriut janë: familja, atdhedashuria, liria, ekonomia, në përditëshmëri janë të panumërta.

Balë Geci ishte patriot e humanist i madh, Sipas shumë rrëfimeve, në kohën kur jetoi e veproi, ishte ndër të rrallët që dinte shkrim e lexim dhe njohës i matematikës. Në jetën e tij preokupim e kishte qështjen kombëtare edhe ate humanitare.

Në përgjithësi, populli shqiptar ka histori në vete, në vazhdimësi gjatë historisë, korri fitore ndaj armikut, por pati edhe pasoja, por që duhet pas parasysh dhe bazuar edhe nga rrethanat që ishin, të ndikuar e të imponuar nga faktor të ndryshëm.

Karakteristikë është se disa familje, gjeneratë pas gjenerate kurr nuk janë ndalur për të kontribuar për qështjen kombëtare. Kjo kauzë për qështjen kombëtare është vlerë, konsiderohet madhore e krenari. Për të u angazhuar dhe vepruar për qështjen kombëtare brez pas brezi, në edukimin në frymën nacionale, ndikon familja ashtu dhe rrethina.

Sikur shumë familje atdhetare, është edhe familja e Balë Gecit nga Rogana,  gjeneratë pas gjenerate, pa u ndalur vepruan, kontribuan për qështjen kombëtare. Babai i tij Selimi veproi për kauzën kombëtare, më pastaj. Nga viti 1916, Bala me shokë, ishte organizator i lëvizjes në formimin e çetave kryengritëse të njësive guerile luftarake e të lirisë, djali tij Nevzad Kryeziu, në vitin 1999 ra Dëshmor i Kombit në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në kohën kur veproi Balë Geci, rrethanat politike e ekonomike ishin të rënda. Gjendja ekonomike ishte tejet e rëndë për shumë familje. Qytetarët janë përballur me mungesën e bukës, atëher dominonte varfëri ekstreme.

Tek masat Balë Geci konsiderohej i kamun karshi varëfrisë që ishte. Ishte humanist, shumë familje e individ i ndihmonte me drith, bukë e mjete financiare. Me mjetet e veta materiale e financiare ndërtoi urën për të e lidhur Roganën me Fshatin e Ri e lokalitetet e tjera. Kjo vepër mundësoi që qytetarët më lehtë të e kalojnë lumin e Kanikut për t`i punuar arat. Sot e kësaj dite, vendi ku është vendosur e ndërtuar ura është toponim, e cila quhet ura e Balës.

Rrethanat politike të kohës shtuan pasojat

Brenga më e madhe e popullatës ishte se, situata politike gjithnjë ishte e rënduar. Si rezultat i vendimeve të fuqive të mëdha, pozita e shqiptarëve është keqësuar shumë. Të kujtojmë se, vendimet në samitin Konferencës së Londrës 1912-1913, i gjashtë Fuqive të Mëdha (Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria, Rusia dhe Italia), të mbajtur në dhjetor të vitit 1912, ku disa pjesë të Shqipërisë iu falen shteteve fqinjë. Kosova është okupuar nga Serbia, Ilirida mbeti nën Maqedoni, një pjesë nën Malin e Zi dhe Kosova Lindore nën Serbi, ndërsa Çamëria iu është dhënë për shfrytëzim Greqisë.

Me pushtimin e Kosovës nga Serbia në vitin 1912, okupatori serb shtriu dhunën e represionin. Si rezultat i gjendjes së padurueshme e të pandryshuar, patriotët më të mirë të kohës në rajonet e shumta janë organizuar.

 

Balë Geci ndër organizatorët e rezistencës

Popullit shqiptar iu shtuan format e keçtrajtimeve. Pushtimi i egër barbar i Kosovës nga Serbia, mobilizoi shqiptarët!. Shqiptarët nga pamundësia për të organizuar rradhë të gjëra e të mëdha ushtarake, u organizuan në qeta kryengritëse, e njësi guerile luftarake!

Ndër të parët që formuan qetët e tyre të lirisë në Gollak, Anamoravë e Karadak ishin: Lota, Latifi dhe Shyti me shokë !

Nga viti 1916 Lota-Latifi-Shyti, nga Poliçka vënë kontakt dhe ndihmojnë në formimin edhe të qetave tjera të lirisë, me Xhafer Marovcën në Marovcë, me Hasan Murselin në Vriçec, me Ali e Ahmet Novosellën në Novosellën e Epërme, me Fehrat Kamberin e Shaban Beçën në Zarbicë, me Ramë Mustafën e Metë Shehun në Lisockë, me Mehmet Eminin e Mustafë Osmanin në Hogosht, me Balë Gecin në Roganë, me Asllan Shemën e Ahmet Iben në Dajkoc, me Ajet Bufcën e Ahmet Çollakun në Bllatë, me Murat Sadikun e Xhafer Isufin në Gjyrishefc, me Ibrahim Zhujen në Zhujë, me Islam Lecin e Liman Matoshin në Gmicë, me Ahmet Ramën në Gjyrishefc, me Tahir Ukën në Prapashticë, etj. Kontaktet miqësore krijuan një frymë vëllazërore për veprim midis prijësve të qetave!

Në vitin 1919 qeta e lirisë Lota-Latifi-Shyti nga Komandanti i rrjetit ekzistues të qetave të armatosura nga Azem Galica emërohet paraprijëse e fillimit dhe e koordinimit të Kryengritjes së vitit 1919.

Këto ngjarje, por edhe shumë tjera, të organizuara për Lirinë e vendit, njëme i vonon, por nuk i harron lehtë historia.

Ndriçimi i ngjarjeve historike dhe atdhetarët të cilët kontribuan për çlirimin e vendit gjithëmon konsiderohen se janë vlera kombëtare.

Burimet e të dhënave, për organiznimin e atdhetarëve të reziztencës janë të shënuara edhe në pllakën përkujtimore të vendosur në Kikën legjendare, më 26 korrik 2018.

Në bazamentin e lapidarit janë vendosur tri pllaka përkujtimore që prezentojnë dhe kujtojnë tri periudhat historike të rezistencës, të Epopesë së Luftës së Kikës më 1944 ku janë të shënuar emrat e Dëshmorëve, luftarëve dhe të plagosurve në këtë betejë, të Lëvizjes kaçake në Gollak, Anamoravë e Karadak të periushës 1916-1919 dhe Dëshmorët e rënë gjatë Luftës së UÇK-së, në Komunën e Kamenicës.

Më 26 korrik 2019, Lapidarin e Dëshmorëve të Kombit në Kikën legjendare e  vizituan një grup intelektualësh, poetësh, shkrimtar dhe qytetarë. Takimin e organizoi Klubi Letrar “NOSITI” i Dardanës, ku edhe është mbajtur orë letrare, për të vazhduar edhe në vitet tjera.

Si rezultat i arsyes dhe respektit për Dëshmorët e Kombit, e tri periudhave historike, të cilët sakrifikuan jetën për Liri dhe Bashkim Kombëtar, tani e tutje takimet e tilla janë tradicionale.

 

LAPIDARËT NË KIKË: Për nderim të Dëshmorëve të Kombit të tri luftrave historike, është mbajtur orë e madhe letrare.

 

Më 05.VI.2023, Roganë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Nermin Vlora – Falaschi (1921-2004)

Nermin Vlora-Falaschi ( 1921- 2004), studiuese e zellshme dhe intelektuale e dalluar shqiptare

Nermin Vlora – Falaschi lindi më 18 prill të vitit 1921 në Tiranë. Filloi nxënien …