Edi Rama

Rama: Ndjehem krenar që Shqipëria garanton energji elektrike për Kosovën

Kryeministri I Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se ndjehet krenar që Shqipëria garanton energji elektrike për Kosovën. “Më vjen shumë mirë që jemi sot në gjendje që jo vetëm të garantojmë energji për vendin tonë, por ta bëjmë këtë jo vetëm pa kufizime të energjisë, por dhe pa rritje të çmimit dhe t’i japim Kosovës mundësinë që dy ditët që ndajnë vitet që janë një festë të kenë furnizimin të pandërprerë me energji. Nuk është diçka fare e lehtë por mendoj që në sëkëlldira të mëdha dhe në gëzime duhet të ndajmë me Kosovën atë që kemi. Do ta bëjmë duke rritur kapacitetet, duke zgjidhur problemin e trashëguar dramatik të hedhjes së parave bashkë me ujin kur nuk kemi mundësi të rezervojmë ujë për ditët e thata, duke vënë në punë më në fund me një skemë të re dhe më nje kompani të madhe amerikane TEC-in e Vlorës, duke rritur edhe kapacitetin e prodhimit nga uji ku jemi duke vlerësuar një projekt të madh që do të shtojë ndjeshëm kapacitetet”, ka shtuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ai ka theksuar më tutje se të gjitha këto do të bëjnë që Shqipëria të hyjë në rrugën e një transformimi epokal për sa i përket sektorit elektro-energjitik.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …