leoni

Edi Rama

Rama: Ne shqiptarët e shohim Turqinë si një shtet, që po përpiqet të luajë rolin pa imponim, ndërsa Rusia vepron ndryshe

Në një intervistë për “La Republica”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama thotë se ka një dallim të rëndësishëm, në perceptimin tonë, mes Turqisë dhe Rusisë. “Ne shqiptarët e shohim Turqinë si një shtet të rajonit, që po përpiqet të luajë rolin e tij, pa u munduar t’u imponojë asgjë vendeve të Ballkanit. Është një vend i lidhur me perspektivën euroatlantike. Rusia ka lidhje me Serbinë, me botën sllave, por e përdor këtë lidhje sikur të ishte një gur shahu në fushën e interesave të saj gjeostrategjikë; luan në Ballkan për të garantuar diçka tjetër, në nivel global, në marrëdhëniet me Europën dhe Shtetet e Bashkuara”, theksoi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i FSK-së priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, takoi Ambasadorin e Mbretërisë së …