Rama për ligjëratën e Speciales në shkollën “Xhevdet Doda” thotë se është i indinjuar, dhe s’ka pasur as leje as koordinim

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar lidhur me mbajtjen e një aktiviteti  të Gjykatës Speciale në gjimnazin “Xhevdet Doda” siç ka thënë ai, pa leje apo koordinim me institucionet komunale, duke u shprehur i indinjuar e ku ka paralajmëruar masa ndaj përgjegjësve.

Rama për medie ka thënë se aktiviteti është zhvilluar pa njoftimin e Drejtorisë së Arsimit apo kabinetit të tij dhe se tashmë janë ndërmarrë veprime për të sqaruar rrethanat dhe për të zbatuar rregulloret në fuqi.

“Unë faktikisht kur e mora vesh isha shumë i indinjuar për arsye se nuk ka pasur as leje as koordinim me askënd, as prej drejtorisë as prej kabinetit tim. Kemi ndërmarrë masa të menjëhershme. Pra kush ka bërë një gjë të tillë pa marrë leje, pa koordinim, normal që do të ketë edhe veprime të ndryshme. Jam tejet i indinjuar me atë çka kanë bërë, nuk duhet me ndodh kurrë ajo në institucionet tona në qytet e askund tjetër pa një leje prej Drejtorisë së Arsimit. Ato do të jenë të ndërlidhura me rregulloret në fuqi, do t’i ndërmarrim masat”, ka thënë kryetari Përparim Rama.

 

Kontrolloni gjithashtu

Malisheva përfaqësohet me dy shkolla në finalen e garës kombëtare të mendimit kritik

Dy shkollat e mesme, Gjimnazi “Hamdi Berisha” dhe Institucioni Arsimit dhe Aftësimit Profesional (IAAP)  “Lasgush …