Edi Rama

Rama: Do të realizohet vizita zyrtare në Ankara

Të shtëna me armë zjarri pranë një parkingu si dhe dy shpërthime kamikaze në terminalin e Aeroportit “Ataturk” të Stambollit, janë dëgjuar mbrëmjen e kësaj të marte, ndërsa Ministria e Jashtme shqiptare njoftoi se nuk ka asnjë shtetas shqiptar të lënduar. Po ashtu, është bërë e ditur se edhe delegacioni shqiptar i kryesuar nga kryeministri Edi Rama që ka udhëtuar drejt Turqisë, ka mbërritur mirë.Ndërkohë, në një postim në rrjetin social “Facebook”, kryeministri Rama kërkoi falje për shqetësimin e krijuar si dhe konfirmoi se të mërkurën do të zhvillohet vizita zyrtare.“Më vjen shumë keq për shqetësimin e krijuar dhe shumë faleminderit për mesazhet e panumërta. Gjithçka në rregull, do të realizohet vizita zyrtare në Ankara”, shkroi kryeministri Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku - marrin mbështetje për Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku – marrin mbështetje për Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, sot kanë vizituar Komunën …