Sharësi i nënave shqiptare, Jabllanoviq vendos kurora lulesh në Koshare, atje ku u vranë kriminelët serbë gjatë luftës

Sharësi i nënave shqiptare, Jabllanoviq vendos kurora lulesh në Koshare, atje ku u vranë kriminelët serbë gjatë luftës

Në ditën e sotme, të cilën serbët e shënojnë si fitore historike, me humbjen fatale të Betejës së Kosovës të qershorit të vitit 1389, ata kanë orgjizuar  duke ngjallur mitet, duke përkujtuar viktimat, madje edhe serbët që u vranë në Koshare nga UÇK-ja dhe NATO-ja. Mbrojtjen e tyre, gjatë ditës, në mënyrë profesionale e kanë siguruar policët e Shpend Maxhunit e të Isa Mustafës. Kosharen legjendare të UÇK-së, sot e ka vizituar, ish ministri i Isa Mustafës e Hashim Thaçit, fyesi dhe sharësi i nënave shqiptare të Gjakovës, Aleksandër Jabllanoviq.  Gazeta “Politika” e Beogradit bën të ditur se Jabllanoviq, sekretar shtetëror në Ministrinë për Punë e çështje Sociale ka vendosur kurorë lulesh në karakollin e dikurshëm kufitar  dhe ka nderuar të vrarët serbë në këtë vend. „Sot jemi këtu, në vendin e nderit, ku heronj të më të mëdhenj të popullit serb dhe të shtetit të Serbisë kanë mbrojtur këtë vend nga agresori NATO plot 82 ditë ka thënë zyrtari serb, për të cilin tash për tash nuk dihet se a ka pasur leje për qëndrim në Kosovë, apo si çdoherë hyn e del kur t’ i teket.  UÇK-ja heroike sot nuk ishte në Koshare. Ajo tashmë është strukur duke pritur Gjykatën Speciale dhe pagat sociale që ka filluar t’ i marrë nga Qeveria e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …