Policia e Malit të Zi ka hequr flamurin shqiptar në pikën ku e kishte shënuar Vetëvendosja

Policia e Malit të Zi ka hequr flamurin shqiptar në pikën ku e kishte shënuar Vetëvendosja

Policia e Malit të Zi ka hequr flamurin shqiptar dhe një tabelë me mbishkrimin “Mirë se vini në Republikën e Kosovës”, të cilat, ditë më parë i kishte vendosur Lëvizja Vetëvendosje,  për të treguar se ku është kufiri i Kosovës duke mos e pranuar  marrëveshjen e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi. Kjo pikë është kufiri i vërtetë në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, ku ne, Deputetët e Republikës së Kosovës, e vendosëm këtë shenjë, e cila është 8 km. prej pikës ku gjindet policia e Kosovës dhe 2 km. nga ajo e Malit të Zi. Ne vazhdojmë ta kundërshtojmë faljen e tokave të Kosovës me çdo kusht, thuhet në një afishim të Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij …