Edi Rama: Sikur e shihni jam mirë, nuk jam në një spital të Berlinit, por në zyrën time, në Tiranë

Rama thërret opozitën që të mos ushqehet me propagandën e baltës së prodhuar për politikë të brendshme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u shpreh se është e papranueshme dhe e pafalshme në raport me historinë dhe popullin shqiptar, që qoftë edhe një shqiptar i vetëm t’i bashkohet atyre individëve dhe forcave në Europë, që nuk mbështesin procesin e integrimit të Shqipërisë”. Ai  bëri thirrje opozitës që të mos ushqejë me propagandën e baltës së prodhuar për politikë të brendshme në Shqipëri, këta individë dhe forca që janë kundër zgjerimit të BE-së. Sipas tij, “kjo është ajo që ka ndodhur në Berlin edhe 48 orë më parë”. “Kjo e bën realisht të sëkëlldisshme marrëdhënien me opozitën, e cila është larg së qeni aq e pjekur për të qenë në lartësinë e këtij momenti, ku çdo shqiptar që ka mundësitë të thotë një fjalë për vendin e tij, ta thotë fjalën e duhur në shërbim të vendit të vet”, tha Rama. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …