Aktivitetet për nder të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës fillojnë sot për të vazhduar edhe nesër gjatë gjithë ditës

Rama: Ushtria do të operoj në gjithë territorin e Kosovës

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka vlerësuar lart miratimin e projektligjit për transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës. Ai ka theksuar se kjo është një e arritur e madhe dhe ka theksuar se kompetencat e FSK-së do të jenë të njëjta me ato të ushtrive moderne të shteteve demokratike. Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka nënvizuar se FSK-ja do ta ketë për mision mbrojtjen e integritetit territorial të Kosovës, por edhe obligimet e tjera që dalin varësisht prej nevojave të shtetit dhe të qytetarëve. Ai ka theksuar më tutje se FSK-ja do të veprojë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës pa dalluar jugun apo veriun dhe se do t’i ketë do t’i ketë 5 mijë  pjesëtarë aktivë dhe 3 mijë rezervë.

Kontrolloni gjithashtu

Profesori amerikan, Edward Joseph kërkon nga Joe Biden që ta bindin Ukrainën që ta njohin pavarësinë e Kosovës

Edward Joseph: Të gjithëve atyre që u angazhuan me Januszin për çështjet e Ballkanit do t’ju mungoj mendja e tij depërtuese

Eduard Xhozef, ligjërues në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka …