Ramadani: Mos të kritikohen punëtorët shëndetësor, pasi sipas ata e kanë vënë në rrezik jetën e tyre

Ramadani: Kosova do të jetë prioritet në ranglistën botërore sa i përket furnizimit me vaksinën kundër virusit korona

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, shpreson se Kosova do të jetë prioritet në ranglistën botërore sa i përket furnizimit me vaksinën kundër Covid 19. Ramadani, gjatë një vizite që i ka bërë Shtëpisë së të Moshuarve ka deklaruar se tashmë është bërë plani për vaksinimin e popullatës me vaksinën kundër Covid 19. Ai ka folur edhe për valën e dytë të Covidit e cila parashihet të jetë gjatë muajve të ardhëm në Kosovë. Sipas tij Qeveria, Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHP kanë bërë përgatitjet e mundshme.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …