Ramë Salih Bytyçi (15.10.1963 – 1.4.1999)

Ramë Salih Bytyçi (15.10.1963 – 1.4.1999)

Kravasaria, një vendbanim i lashtë në rajonin e Llapushës, gjatë historisë njihet ndër vendet që janë përballur me stuhi të jetës dhe me atakim të drejtpërdrejtë të identitetit dhe qenies kombëtare, por që me sakrifica të mëdha ka arritur të mbijetojë, duke u radhitur në mesin e shumë vendbanimeve të Llapushës që për lirinë e atd-heut nuk kursyen as gjakun për t’u bërë gurthemel i lirisë së ëndërruar shekuj me radhë. Në mesin e atyre luftëtarëve që me gjakun e tij ujiti tokën e shenjtë të Kosovës, është edhe Ramë Bytyqi, bir i këtij vendi.

Ramë Bytyqi u lind në Kravasari, më 15.10.1963, nga babai Salihu dhe nëna Sadberja, të cilët kishin dy djemë: Ramën, i cili më vonë do të jetë krenaria e familjes, e fshatit dhe e atdheut, si dhe Ramizin që deri në përfundim të luftës çlirimtare u qëndroi besnik idealeve të të vëllait dëshmor.

Rama arsimi fillor e mbaroi në shkollën fillore “Bajram Curri” në fshatin e lind-jes, e cila ishte paralele e ndarë e shkollës amë të fshatit Nishor.

Në vitin 1981 ndodhën demonstratat gjithëpopullore në Kosovë. Në ballë të tyre ishte rreshtuar rinia shkollore dhe ajo studentore, si dhe një pjesë e personelit eduka-tivo-arsimor I të gjitha niveleve. Diferencimet, përndjekiet, burgosjet dhe dënimet drakonike për organizatorët dhe pjesëmarrësit e demonstrative e karakterizuan gjithë decenien e viteve ‘80 të shekullit njëzet. Mosperspektiva dhe gjendja e përgjithshme e krijuar në vend, e detyruan Ramën të migrojë, me shpresë se njëditë do të kthehet

në familje dhe atdhe për të jetuar dinjitetshëm në gjirin familjar. Në Slloveni, gjatë kësaj periudhe, intelektualë të ndryshëm kishin çasje krejtësisht ndryshe ndaj ngja-jeve në Kosovë, kurse parulla “Kosova-Republikë”, konsiderohej si një e drejtë legjitime e popullit të Kosovës. Asnjë nga popujt që përbënin ish-Jugosllavinë nuk kishin arsye më shumë sesa shqiptarët e Kosovës që të drejtat e tyre legjitime t’i real-izonin me të gjitha mjetet e mundshme demokratike. Përshkallëzimi i dhunës dhe ashpërsimi i shovenizimit serb për nënshtrimin definitiv të popujve në shtetin e për-bashkët hasi në rezistencë te të gjithë ata që lirinë individuale dhe kolektive e kon-sideronin me rëndësi jetike. Sllovenia ishte shteti i parë që u shkëput nga dominimi serb e më vonë Kroacia dhe Bosnja e pastaj edhe Maqedonia. Edhe në Kosovë vëre-heshin shkëndijat e para të luftës së armatosur. Sulmet e para guerile të filluara kundër policisë serbe u intensifikuan dhe gjithnjë e më tepër po merrnin formën e një kreyn-gritjeje të armatosur.

Kthesa historike e 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998, në Prekaz, në luftën titanike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij si dhe sakrifica kolektive sublime e tyre, Ramën e bindi edhe më shumë se Kosova tashmë po hynte në fazën finale të përpjekjeve shumëshekullore pë liri dhe çlirim. Ai në fillim u angazhua në logjistikë dhe forma të tjera për ta ndihmuar luftën për liri dhe ushtarët në istikamet e luftës. Së bashku me bashkëveprimtarët Ymer Bytyqi, Haxhë Bytyqi, Hajrë Bytyqi, Afrim, Safet dhe Ismet Bytyqi, ishte vazhdimisht afër ushtarëve të Brigadës 123 si dhe në mbrojtje të popullatës civile në territorin Kravaserisë, Semetishtit, Nishorit, Kostercit etj., të cilët ishin vënë në shënjestër të artilerisë dhe militarëve serbë. Më 1 prill të vitit 1999, pas ofensivës tetëditëshe dhe rrethimit të hekurt, Ramë Bytyqi mori detyrë të posaçme nga Shtabi i Brigadës 123 për komandën e Brigadës 121 në Kleçkë. Gjatë rrugës për në cak, në fshatin Temeçinë has në pritën e forcave serbe ku pas shkëmbimit të zjarrit, bie në fushën e nderit.

Trupi i dëshmorit Ramë Bytyqi pushon në Kompleksin e Varrezave të Dësh-morëve në Therandë. Ai ka lënë bashkëshorten, Miniren me fbijtë e bijat: Sadberen, Minaveren, Jetmirin, Luljetën dhe Fatlindin.

Për të nderuar jetën dhe veprën e dëshmorit të lirisë, Ramë Bytyqi, Ministria e Mbrojtjes e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, Shoqatat e dalura nga lufta dhe Ku-vendi Komunal i Therandës, familjes së tij i kanë ndarë mirënjohje dhe falenderime, kurse një pllakë përkujtimore me emrin e tij gjendet në qendër të fshatit. (I. S.)

Kontrolloni gjithashtu

Lulëzim Shaip Guta (28.3.1980 - 28.9.1998)

Lulëzim Shaip Guta (28.3.1980 – 28.9.1998)

Lulëzim Guta u lind më 28 mars të vitit 1980, në Therandë (ish-Suharekë), në një …