KQZ: Ramiz Lladrovci, ka fituar zgjedhjet për kryetar në Drenas

Ramiz Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po dëmton rëndë imazhin dhe diplomacinë e Kosovës

Ramiz Lladrovci ka shprehur shqetësimin për moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe pasojat që kjo po sjell në rrafshin diplomatik e institucional. Vonesat po dëmtojnë jo vetëm funksionimin e brendshëm, por edhe pozitën ndërkombëtare të Kosovës. Lladrovci theksoi se imazhi i shtetit po pëson dhe Kosova nuk po merret seriozisht në arenën ndërkombëtare. Sipas tij, mungesa e institucioneve funksionale po pengon miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe përfitimin e fondeve nga BE. “Kosova mund të humbasë qindra miliona euro fonde,” tha ai. Gjithashtu, ai paralajmëroi për dobësimin e qëndrueshmërisë shtetërore dhe mungesën e përfaqësimit në iniciativat rajonale. Lladrovci bëri thirrje për përgjegjësi dhe veprim të shpejtë institucional. Ai shtoi se përkrahja ndërkombëtare është e rrezikuar në këtë situatë.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria Speciale e Kosovës demanton deklaratën e Ministres Haxhiu për Pronën milionëshe në Veternik

Prokuroria Speciale: Hetimet për masakrën e Dubravës drejt përfundimit – identifikohen 88 të pandehur

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se është afër përfundimit të hetimeve për …