leoni

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: 12 Maji – Dita e Dëshmorëve në Rahovec, simbol i sakrificës për liri

Kryetari i AAK-së, RAmush Haradinaj ka përkujtuar dëshmorët e komunës së Rahovecit me ç’rast shkruar: Më 12 maj 1998, në zonën e Ratkocit, Vrajakës, Bratotinit dhe Malësisë së Vogël, u zhvillua një ndër betejat më të rëndësishme të Luftës Çlirimtare në Zonën Operative të Pashtrikut. Kjo datë shënoi një kthesë të madhe në përpjekjet për çlirim dhe është përjetësuar si Dita e Dëshmorëve në Komunën e Rahovecit. Në këtë betejë ranë heroikisht Milaim Krasniqi dhe Elmi Morina, të cilët me gjakun e tyre vulosën idealin për liri. Një vit më vonë, më 12 maj 1999, u bë dëshmor Bedrush Gashi, një nga luftëtarët më të dalluar të UÇK-së në rrethin e Anadrinisë, i njohur për guximin dhe përkushtimin ndaj atdheut. Në këtë datë përkujtohet edhe rënia e Agron Rrahmanit, udhëheqës i njësiteve të para guerile të UÇK-së, i cili ishte gjithmonë në ballë të organizimit të luftës. Po ashtu, përkujtohen viktimat e masakrës në Katundin e Ri të Pejës dhe humbja e anëtarëve të familjes Prelvukaj, viktima të dhunës së shtetit serb.
Lavdi të gjithë dëshmorëve që ranë për lirinë e Kosovës – sakrifica e tyre do të mbetet e paharruar në kujtesën e popullit.

Kontrolloni gjithashtu

Pal Lekaj kritikon kontratat e qirasë së veturave: “Shpërdorim i parasë publike dhe mungesë transparence”

Nënkryetari i AAK, Pal Lekaj, ka reaguar ashpër ndaj praktikës së institucioneve shtetërore për marrjen …